Banorë të Banjskës: Jemi të tmerruar, të na tregojë dikush se çfarë ka ndodhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fshati Banjskë i Zveçanit, në veri të Kosovës, është hapur në mesditën e së mërkurës, ka raportuar ekipi i Radios Evropa e Lirë (REL) në teren.

Më 24 shtator, afër manastirit në Banjskës ka ndodhur një përleshje e armatosur mes Policisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur.

Për pasojë janë vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe tre sulmues. Kosova e konsideron këtë sulm si terrorist.

Në mesditën e së mërkurës, ekipi i REL-it ka vërejtur se fshati është i zbrazët dhe njerëzit janë të mbyllur nëpër shtëpi.

Rrugës për në fshat shihen vetëm pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë ka arritur të flasë me disa banorë.

Ata kanë shprehur fikë dhe kanë thënë se nuk e dinë çfarë ka ndodhur.

“Jemi të tmerruar, kemi nevojë që dikush të na tregojë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë një banore e nacionalitetit serb në Banjskë.

Sipas saj, situata e së dielës ka qenë më e rëndë sesa e luftës.

“Në errësirën e parë kemi hyrë në shtëpi”, ka thënë ajo për REL-in.

Në atë zonë, përveç ekipit të REL-it janë parë edhe shumë ekipe tjera të gazetarëve.

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se nënkryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – Millan Radoiçiç i ka organizuar sulmet dhe ka qenë pjesë e tyre.

Ato madje e kanë publikuar një pamje me dronë, dhe aty pretendohet se shihet Radoiçiç i armatosur, në mesin e një grupi burrash, po ashtu me armë në duar dhe të veshur me uniforma.
Në Serbi, ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç ka thënë se shihet qartë që video-incizimi nuk është i ditës së sulmeve në veri të Kosovës.

Lexo edhe :  Vrasja e Liridona Ademajt, reagon ashpër Albin Kurti: Arrestimi i kriminelëve nuk mjafton

“Nuk e kam atë informacion nëse ai [Radoiçiç] është në video-material apo jo, nuk e di”, ka thënë ai për Radiotelevizionin e Serbisë.

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe është bërë thirrje për përballjen e fajtorëve me drejtësi./I.S

Të fundit

Aksidenti me gjashtë të plagosur në aksin Elbasan-Librazhd, zbardhen detajet e para

Është prangosur nga policia shoferi 67-vjeçar, i cili përplasi dje  automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç, banues...

S’është Amerika dhe as Anglia/ Në këto 5 vende mund të pasuroheni!

Doni të provoni fatin jashtë vendit, po mendoni të jepni dorëheqjen, të paketoni gjërat dhe të largoheni. Por ku të shkoni? Kjo është çështja. Një hulumtim...

Nga e ka prejardhjen emri i Tiranës?

Ekzistojnë disa hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë. Njëra hipotezë është që emri Tiranë vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e lashta...

Viti 2024 është për ju! Këto janë shenjat e horoskopit më me fat për vitin që vjen

Energjia që do të rrezatoni nga jashtë në vitin 2024 do të jetë aq intensive dhe e ndritshme sa të gjithë do ta vënë...

Çfarë po ndodh sot në Shqipëri?

Nga Spartak Ngjela I. Kur e vjetra kërkon të kthehet në pushtet, shoqërisht kjo është një komedi. Sot në Shqipëri janë dy vjetërsira politike: Enver Hoxha dhe...

Lajme të tjera

Web TV