Çfarë duhet të konsumoni për tu dobësuar gjatë vjeshtës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fillimi i vjeshtës është periudha ideale për të përmbushur qëllimet e vëna në të mirë të shëndetit, punës, bukurisë e të tjerë.

Në fakt, sipas dietologëve, fillimi i vjeshtës mund të krahasohet lehtë me Janarin dhe fillimin e vitit.

Vjeshta ofron mundësinë e një fillimi të ri. Shkolla ka filluar, puna ka rinisur, vera ka mbaruar dhe shanset për qëllime të mira për shëndetin janë të mëdha.

Studimet të cilave u referohet AgroËeb.org,  e identifikojnë fillimin e vjeshtës si një pikënisje të re ekzaltuese, një fillim i mbarë dhe një tranzicion të plotë.

Në fillim të çdo viti, shkencëtarët kanë vënë re se njerëzit nisin të angazhohen drejt arritjes së një peshe trupore të mirë, por me kalimin e ditëve entuziazmi bie.

Kjo arrin majat sidomos në muajt e verës kur njerëzit lëshohen më shumë drejt tundimeve në të ngrënë e në të pirë.

Në vjeshtë rikthehet ankthi i mbipeshës dhe dëshira për të shpëtuar prej saj. Hapi i parë drejt humbjes së peshës së akumuluar gjatë vitit është vendosja e objektivave.

Ushqimet e shëndetshme

Duke nisur që tani, njeriu duhet të përqendrohet më shumë në ushqyerjen e shëndetshme. Këtu përfshihen karbohidratet e shëndetshme, yndyrnat e shëndetshme dhe proteina. Kujdes me gabimet në të ushqyer. Duhet të tregoheni të kujdesshëm sepse ushqyerja e shëndetshme ndryshon nga dietat kufizuese.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik ditor është një mënyrë shumë e mirë për të përmbushur misionin e rënies në peshë. Ecni mbi 10,000 hapa në ditë, nisni aerobinë apo palestrën dhe lëvizni sa më shumë.

Motivohuni

Motivimi për rënien në peshë duhet të vijë së brendshmi, në të kundërt nuk do të arrini kurrë të humbisni kilogramët e tepërt.

Lexo edhe :  Shhh.../ Këto pajisje të veshura dëgjojnë çdo zhurmë të trupit të njeriut

Vendosni Objektiva Realiste

Objektivat që duhet të vendosni duhet të jenë të arritshme dhe realiste. Sa më realiste të jenë, aq më të realizueshme bëhen. Mos kërkoni të humbisni peshë menjëherë. Mos harroni që vjeshta është një fillim i ri dhe siç thonë, “fillimi i ri, gjysma e punës”./   S,M

Të fundit

Rrëfimi i Brojës: “Kombëtarja e Shqipërisë më ndihmoi te Sauthemptoni”

Tifoz i Çelsit që prej moshës 3-vjeçare dhe për të mbër ritur deri në “Stamford Bridge”, me qëllim realizimin...

Këngëtarët shqiptarë ‘ndezin’ Tiranën në koncertin e ”Natës së Bardhë”

Këngëtarët shqiptarë kanë ndezur atmosferën e kryeqytetit në koncertin që u mbajt në “Natën e Bardhë” në skenën e ndërtuar në sheshin “Skënderbej”. Muzika nisi...

Arsyet pse 40% e njerëzve zgjedhin me dëshirë injorancën

Ne të gjithë kemi një vend në jetën tonë ku kthejmë kokën nga ana tjetër dhe pretendojmë se gjithçka është në rregull. Psikologët e...

Historia e Napoleonit: E vërtetë e gjeneralit korsikan që e shpalli veten perandor

Karizma, oportunizëm politik dhe gjeni ushtarak, por mbi të gjitha ambicie: sekreti i suksesit të Napoleonit në qendër të vëmendjes në filmin e Ridley...

Mona Lisa: A kanë adhuruar fansat e da Vinçit portretin e gabuar?

Disa argumentojnë se kjo pikturë përshkruan subjektin e artistes në vitet e saj të reja dhe është versioni i parë i veprës së tij...

Lajme të tjera

Web TV