Firoja dramatike e votave për ‘Bashkë Humbasim’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zoloshnja

Humbja dramatike të djelën e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kukës na sjell edhe një herë në vëmendje firon dramatike që pësoi ky koalicion më 14 maj.

Pothuaj 230 mijë vota më pak morën kandidatët për kryebashkiakë të këtij koalicioni, krahasuar me votat që morën PD-An+LSI në prill 2021.

Në total, ata morën pothuaj 1/3 më pak vota se sa kishin marrë PD-An+LSI para dy vjetësh (shihni tabelën shoqëruese)!

Ndër bashkitë ku firoja ishte më shumë se përgjysëm, kryesojnë Tepelena (me firo 78%), Poliçani (me firo 73%), Fieri (me firo 68%), Dibra (me firo 61%), Patosi (me firo 57%) dhe Pogradeci (me firo 51%).

Ndër bashkitë tradicionalisht të djathta ku firoja ishte më e madhe, kryesojnë Kamza (me firo 45%), Kukësi (me firo 44%), Shkodra (me firo 40%), Kurbini (me firo 35%), Bulqiza (me firo 30%) dhe Tropoja (me firo 27%).

Në kryeqytet, kandidati i “Bashkë Fitojmë” mori 70 mijë (ose 41%) më pak vota se sa kishin marrë PD-An+LSI para dy vjetësh në territorin e Bashkisë Tiranë.

Në 13 bashki të vogla, kandidatët e “Bashkë Fitojmë” morën më shumë vota se sa kishin marrë PD-An+LSI para dy vjetësh në territorin e këtyre bashkive, por vetëm në 6 fituan.

Rast i veçantë është bashkia Himarë, ku Beleri mori 91% vota më shumë se sa kishin marrë PD-An+LSI para dy vjetësh në territorin e kësaj bashkie (me ndihmë e autobuzëve nga Greqia), por sidoqoftë mezi e fitoi garën me një grusht votash epërsi ndaj kandidatit socialist.

Analiza e mësipërme statistikore na sugjeron që koalicionin “Bashkë Fitojmë” ta quajmë tash e tutje “Bashkë Humbasim”…

Lexo edhe :  “Baba Vangat” e banaqeve televizive, kjo racë e veçantë anal-istësh

Të fundit

Ceremonitë/ Dita e çlirimit, politika ende e “pushtuar” nga datat

Në varrezat e Dëshmorëve në Tiranë janë mbajtur dje disa ceremoni për 79-vjetorin e çlirimit të vendit. Krerët e...

Beleri dhe Greqia/ Na jepni çelësat e burgut, t’ju japim integrimin

Greqia vijon të këmbëngulë në lirimin nga burgu të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Shteti fqinj po përdor veton për të penguar...

40% e burrave dhe 58% e grave në Shqipëri kanë vuajtur nga simptomat e shëndetit mendor

Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka vuajtur nga një lloj simptome e shëndetit mendor, vëren Raporti i Tranzicionit i BERZH...

Paundi britanik dhe euro, në rënie/ Kursi i këmbimit, 30 nëntor 2023

Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2 lekë dhe shitet me 94.3 lekë. Euro blihet me 102.3 lekë dhe shitet 103.2 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV