Fitoi Miss Zimbabve, bukuroshja 21-vjeçare kritikohet ashpër prej ngjyrës së lëkurës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konkursi për Miss-in më të bukur në Zimbabve u fitua nga modelja 21-vjeçare Brooke Bruk-Jackson, mirëpo ky vendim ka shkaktuar protesta të ashpra brenda kufijve të kombit afrikan, kjo për shkak të ngjyrës së lëkurës së bukuroshes.

Njerëzit u shprehën se duke qenë se ajo është e bardhë, nuk mund të përfaqësojë Zimbabvenë, ku 98% e popullsisë janë me ngjyrë.

Amanda Mpofu dhe Nokutenda Marumbëa, të dyja me ngjyrë, dolën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë, dhe shumë argumentuan se njëra nga të dyja duhej të kishte fituar në vend të triumfueses lëkurë bardhë.

Kjo valë protestash dhe fyerjesh bëri që modelja të çaktivizonte komentet në postimin e saj të fitores në Instagram.

“Ajo nuk na përfaqëson, duhet të ishte me ngjyrë“, “është jashtëzakonisht tragjike dhe zhgënjyese dhe të parët e mi po kthehen përmbys në varre!!!! ”

Pas disa ditësh heshtje, Brooke Bruk-Jackson, e sulmuar egërsisht në komente, thjesht e kufizoi veten duke thënë se “ngjyra e lëkurës nuk duhet të përcaktojë një person”./E.Ç

Të fundit

Situata me reshjet në vend, ministri Balla: Shoferët të qarkullojnë me kujdes

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në akset rrugore në vend pas reshjeve...

Jordania: Izraeli synon të dëbojë palestinezët nga Gaza

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, deklaron se Izraeli po e zbaton një politikë për t’i detyruar palestinezët të ikin nga Gaza përmes...

Adele hap shpirtin: Unë vuaj nga depresioni

Këngëtarja e famshme britanike Adele në një intervistë për Hollywood Reporter ka pranuar se vuan nga depresioni. Këngëtarja, e cila ka lindur dhe është rritur...

Saranda në listën e destinacioneve për Krishtlindje, lë pas Londrën dhe Pragën

Bazuar në mbi 600,000 votat e udhëtarëve nga 168 vende në mbarë botën, organizata e destinacioneve më të mira evropiane (EBD) ka zbuluar listën...

Valbona Selimllari kundër Xhemi Shehut: Është tallje ajo që bëjnë në Portokalli

Imitimin e Valbona Selimllarit nga Xhemi Shehu në “Portokalli”, duket se Valbona nuk e ka pritur aspak mirë. E ftuar në emisionin “DWTS Fan Club”,...

Lajme të tjera

Web TV