Policia ka nisur kërkimet për autorët që hapën zjarr ndaj babë e bir, Zef dhe Gjin Guri pasditen e sotme në Dukagjin.
Ende unk ka asnjë detaje në lidhje me autorët, teksa policia ka nisur kërkiemt edhe me helikopter për shkak të terrenit të vështirë në vendin e ngjarjes.
Zef Guri ndërroi jetë pas breshërisë së plumbave, teksa i biri, Gjini, ndodhet në gjendje të rëndë.
Nuk dihet ende shkaku pas atentatit, por paraprakisht dyshohet se ka liidhje me të shkuarën kriminale të 38-vjeçarit, i cili ka qenë i dënuar më herët, pasi i ka bërë rezistencë policisë për të mbrojtur disa parcela me kanabis.
Po ashtu, ai ka qenë edhe më parë shënjestër e një atentati, teksa në vitin 2021 i është vendosur tritol në lokalin pranë Malit të Shoshës, pikërisht ku sot u qëllua me breshëri plumbash./ S.M