Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Refuzimi drastik ndaj Berishës: Ulërima e opozitës shqiptare!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Tentativa e Sali Berishës për të qëndruar me forcë në krye të opozitës shqiptare kishte të gjitha të dhënat për të qenë një manovër e sforcuar dhe e dështuar. Kjo jo vetëm pasi u shpall Non Grata nga SHBA, por edhe më parë.

Sali Berisha, edhe pse një lider i fortë, i shkathët dhe me nuhatja ndoshta më shumë se askush në vend, ai nuk ka pasur asnjëherë në elektorat, një magnetizëm për të tërhequr vota nga ajo pjesë e elektoratit që nuk është militante e PD-së.

Dëshmi janë të gjitha zgjedhjet shqiptare, përjashto 22 marsin 1992, kur tashmë është e qartë se ishte një vota epokale për ndryshim, por edhe nga ana tjetër Partia Demokratike kishte një lidership më kompleks, më të gjerë, e ku Sali Berisha nuk ishte aq i plotfuqishëm.

Më pas, kur doktori nisi purgat e njëpasnjëshme me grupet armiqësore në PD që nga mocionistët e parë e deri tek djathtistët e Kalakulës e Baletës, mbështjetja elektorale e Partisë Demokratike erdhi duke rënë vazhdimisht.

Këtë e dinte mirë edhe Berisha, ndaj dhe ndërmori aventurën e 26 majit 1996, ku shkatërroi zgjedhjet, prishi marrëdhëniet me SHBA dhe krijiu kushtet për gjëmën e vitit 1997.

Në zgjedhjet e 1997, në Tiranë, vend ku rendi publik ishte më i stabilizuar, e ku ndodheshin thuajse të gjithë reflektorët e ndërkombëtarëve, PD nuk fitoi asnjë deputet në betejën mazhoritare.

Ky ishte sinjali më i fortë dhe refuzimi i qartë politik që elektorati i ka bërë personalisht Sali Berishës dhe mënyrës së tij të të bërit politikë.

Ndaj doktori, ndërmori deri në ardhjen në pushtet në vitin 2005, disa hapje të partisë në mënyrë që të zgjeronte bazën e njerëzve që do të merrnin pjesë në politikë. Por sërish sin ë 2001, si në 2005 sërish nuk mori shumicat e votave në rrafsh kombëtar.

Ardhja në pushtet në vitin 2005, ndodhi vetëm falë manovrave politike me grupime të majta si agrarët e Xhuvelit, apo një shpikje e kodit elektoral që mori emrin Megadushku.

Në zgjedhjet vendore të 2006-s, PD-ja e Sali Berishës mori vetëm Shkodrën si qytet të madh, të gjitha të tjerat i mori PS-ja. Në vitin 2009 mund të quhet edhe koha kur Sali Berisha mori fitoren më të rëndësishme të karrierës së tij politike. Sikur të ishte një politikan me një nuhatje të madhe, do të duhej ta konsideronte edhe një mbyllje normale e karrierës së tij politike.

Edhe pse 2009 ishte një fitore e marrë me lëvizje politike, e përçarjen e së majtës nëpërmjet LSI-së, gjithsesi fakt është se një sërë elektorat gri në vend, i dha mandatin e dytë, edhe si premio e disa punëve që qeveria “Berisha” kreu në vend.

Që nga operacioni i fortë kundër bandave në vitin 2006, Rruga e Kombit, hyrja në NATO, por edhe një lëvizje e rëndësishme investimesh si pasojë e ndryshimeve fiskale e uljes së informalitetit në vend.

Ishte pikërisht kjo klimë, që i dha PD-së, përkatësisht Lulzim Bashës numrin e madh të votave në zgjedhjet bashkiake karshi Edi Ramës në majin e 2011-s.

Lexo edhe :  Urdhërdhënësi i 21 janarit dhe ata që po “kujtohen” se Basha ka qenë ministër

Siç dihet, me kërkesën e prerë të Podesta-s, kompanisë amerikane që këshillonte PD-në, Sali Berisha u zhduk fare nga fushata elektorale, pasi konsiderohej nga amerikanët, një faktor që e dëmtonte Lulzim Bashën.

Ndodhi ajo që tashmë është kthyer në një precedent i rëndë politik; Basha, gati e barazoi Edi Ramën, pa arritur të fitojë. Por Sali Berisha përmbysi tavolinën dhe i dha karriken e kryebashkiakut, me një puç në KQZ-në e Ben Ristanit.

Ishte kjo përmbysje, por edhe shumë të tjera si dhunimi barbar i drejtësisë për të ndalur hetimet ndaj familjarëve e miqve të tij, që sollën më pas rezultatin drastic të vitit 2013. Kur 1 milionë shqiptarë votuan kundër Sali Berishës. Pastaj ndodhi dorëheqja e tij formale, e cila siç rezultoi dhe u denoncua nga mjaft gazetarë e zëra publike, ishte totalisht fake.

Prej atij momenti, siç e kanë treguar çdo ballafaqim elektoral në vend, elektorati jo militant që ka votuar PD-në ndër vite i ka qëndruar larg opozitës shqiptare.

Pavarësisht se argumentet e mbështetësve të Sali Berishës kanë qenë e janë se votat janë blerë, inxhinieruar apo grabitur nga Edi Rama, gjithsesi fakti është se asnjëherë nuk kemi pasur një afrim të elektoratit opozitar drejt PD-së. E këtë e ka treguar çdo sondazh serioz që është zhvilluar në Shqipëri, sipas parimeve profesionale.

Në asnjë sondazh, përveç atyre që janë bërë sipas mides, PD nuk ka arritur të ketë kapur kuotën kritike për të qenë alternativë.

Ndërkaq, që kur SHBA sanksionoi Sali Berishën me Non Grata-n, por edhe dha qëndrimin e saj për këtë çështje, ky refuzim ka ardhur gjithnjë e duke u rritur.

Kulmi ishin zgjedhjet e 14 majit, kur ky refuzim u dha fuqishëm në Shkodër, Tropojë, Lezhë, Kurbin, apo edhe zona të tjera që kanë qenë dikur bastione të opozitës.

Kështu ishte edhe Kukësi kësaj here, që u zhvillua pas skandalit seksual të Safet Gjicit, ku pati një shtim të madh të diferencës. Diferencë, e cila më shumë se një sinjal për fituesin e bashkisë së Kukësit, është qartësisht një refuzim politik i votuesve të opozitës për koalicionin Berisha-Meta.

Këta dy protagonistë të politikës shqiptare, sipas të gjitha gjasave nuk do të tërhiqen në jetën e tyre, e natyrisht do të vijojnë të kenë influencën e zërin e tyre në pjesën e “popullit opozitar”.

Por relevanca e tyre do të vijë gjithnjë duke rënë, pasi kështu e konsiderojnë dy faktorët më të rëndësishëm në vend: elektorati gri që është thelbësor për të fituar zgjedhjet dhe SHBA. E cila i ka dhënë dy herë shansin Berishës, madje edhe pas tmerrit të 1997-s.

Sikur SHBA në vitin 2005, të kishte bërë një deklaratë qoftë edhe shkarazi që mund të konsiderohej problematike për Berishën, gjërat do të ishin krejt ndryshe, por përkundrazi në më shumë se një rast pati sinjale ndërkombëtare për rotacion politik.

Të fundit

Surprizat e motit për javën e ardhshme, ja si do të jenë temperaturat

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si një javë...

Ish-banorja e BBVK, pjesë e kinematografisë evropiane

Ish-banorja e BBVK, Kader Kicaj, ka bërë një hap të madh drejt një karriere ndërkombëtare. Prive ka bërë të ditur se Kaderi ka pranuar një...

Justin Bieber rrëfehet për betejen me varësinë nga droga

Justin Bieber ka reflektuar së fundmi mbi betejën me varësinë nga droga. Mail Online zbuloi se këngëtari 30-vjeçar i bëri rrëfimet në intervistën e tij...

A mund t’ju dëmtojë shikimin mbajtja e lenteve?

Të mbash lente mund të jetë praktike në përditshmëri dhe sidomos nëse merreni me sport. Por nëse shihni raportet e infeksioneve kërcënuese për shikimin dhe...

5 shenjat që tregojnë se ai do të ndahet nga ty, por nuk e thotë dot

Kur biem kokë e këmbë në dashuri ndonjëherë harrojmë të jemi racionalë, si rrjedhojë nisim të mos u kushtojmë më vëmendje ose t’i injorojmë...

Lajme të tjera

Web TV