Situata në Kosovë, sot vendoset si do procedohet pas përfundimit të bastisjeve në Banjskë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përfundimit të aksionit të bastisjes në fshatin Banjskë të Zveçanit, sot pas orës 9 pritet të vendoset se si do të procedohet tutje.

 

 

Të martën zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, ka thënë se ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës për bastisje dhe se sot (e mërkurë) do të vendoset se si të procedohet tutje.

“Ka përfunduar aksioni i bastisjes. Nesër pas orën 9 do të vendoset se si të procedohet tutje”, ka thënë Elshani.

Gjatë bastisjes, Policia ka konfiskuar arsenal armësh dhe mjetesh të ndryshme, të cilat u prezantuan edhe nga ministry i Brenshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media të hënën.

Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit.

Nga aksioni deri tashmë janë konfirmuar tre sulmues të vrarë dhe tetë të arrestuar. Është kapur edhe arsenal armësh, ndërsa disa sulmues të tjerë tashmë është thënë se kanë ikur e po trajtohen në spitalet e Serbisë.

Të dielën e 24 shtatorit 2023 sulmuesit serbë i zunë pritë njësitët policor afër fshatit Banjskë në Zveçan dhe vranë policin Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit.

Lista Serbe ditën e djeshme ka deklaruar se do të mbahet tre ditë zie për vdekjen e tre sulmuesve serbë. Sipas njoftimit, “në mjediset serbe në territorin e Kosovës do të anulohen të gjitha ngjarjet argëtuese të organizuara nga organet dhe institucionet e vetëqeverisjes lokale dhe flamujt e Republikës së Serbisë në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë”. Po ashtu, Serbët e Zveçanit u mblodhën për të ndezur qirinj për pjesëtarët e grupit terrorist që u vranë gjatë sulmit të organizuar ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë ku mbeti i vrarë efektivi kosovar, Afrim Bunjaku. Mes tyre ishin dhe krerët e Listës Serbe, Igor Simiç dhe Goran Rakiç, ku ky i fundit në një moment është përkulur dhe ka puthur fotografinë e një prej terroristëve të vrarë të dielën në Kosovë./I.S

Të fundit

Merz: Duhet të kemi frikë, Rusia dëshiron të kalojë përtej Ukrainës

Synimet e Vladimir Putin shkojnë përtej Ukrainës. Kështu ka bërë të ditur kancelari gjerman, Friedrich Merz, gjatë një fjalimi...

Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që nis në shtator, 82 deputetë do të vazhdojnë të marrin gjysmën...

Trump: Ishte nder për mua të shkatërroja objektet dhe të ndalja luftën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur përsëri për konfliktin Izrael-Iran, teksa ka postuar në faqen e tij të mediave...

Bashkia e Tiranës në shënjestër: 15 sulme kibernetike në 6 muaj

Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me sulmin e fundit kibernetik që goditi faqen e saj dhe disa nga shërbimet. Sipas Bashkisë, sulmi ishte...

Kolegji rrëzon PD edhe për qarkun Dibër, nuk ka përsëritje zgjedhjesh

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit zgjedhor për qarkun e Dibrës. PD kërkoi rrëzimin e tabelës përfundimtare...

Lajme të tjera

Web TV