Hoxha zbardh vrasjen/ Si Artan Tafani ekzekutoi ish-pjesëtarin e grupit të Aldo Bares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një nga vrasjet, ku ka marrë pjesë Artan alias Marjus Tafani, i penduari i drejtësisë që zbardhi disa ngjarje kriminale.

Ai deklaroi në emisionin e Ylli Rakipit se Tafani është një nga autorët e vrasjes së Elton Mermalit, ish-pjesëtarit të grupit të Aldo Bares.

Sipas tij, i penduari i drejtësisë, së bashku me Lulzim Spahijan e kanë marrë Elton Mermalin në makinë me pretendimin se do të konsumonin lëndë narkotike, te një person që e kishte me cilësi të mirë.

Gazetari deklaroi se trupi i pajetë i Mermalit u gjet në një vend që njihej si thertorja e kafshëve.

“Nga 17 tetori Marjus Tafani ka qenë në kërkim dhe ka vijuar të bëjë krime të tjera. Ai ka vrarë Elton Mermalin, ish-pjesëtar i grupit të Aldo Bares. Marjus Tafani dhe Lulzim Spahija e kanë marrë Elton Mermalin në makinë, e kanë marrë me pretendimin që kemi një person që ka mall të mirë, për të konsumuar lëndë narkotike. Viktima u gjet në një vend që njihej si thertorja e kafshëve, është gjetur me tre plumba. Ka qenë koha kur po goditej çdo njeri edhe i rrethit të largët të Aldo Bares. Denoncimin e ka bërë e ëma dhe të nesërmen është denoncuar gjetja e kufomës. Ka nisur hetimi i prokurorisë së Elbasanit”, rrëfeu Hoxha./E.T

Të fundit

VIDEO/ Roma ndalet në barazim në transfertën e Servettes, Lukaku gjen sërish rrjetën

Roma ka barazuar me rezultat 1-1 me Servetten në kuadër të grupit G në Ligën e Evropës. Vendasit e nisën...

VIDEO/ Aston Villa mposht Legian dhe vulos kualifikimin, supergol nga Ernest Muçi

Futbollisti shqiptar, Ernest Muçi, ka shënuar një super gol në përballjen mes Aston Villës dhe Legia Varshavës që u zhvillua në kuadër të raundit...

“S’ka qumësht, jepini ujë me sheqer”, qendra e grave të dhunuara lë foshnjat pa ushqim

Emisioni Fiks Fare solli një skandal me një qendër ku strehohen gratë e dhunuara, të cilat kanë një urdhër mbrojtje dhe shteti i dërgon...

OBSH: Rastet globale të malaries tejkaluan nivelet para pandemisë së COVID-19

Rastet globale të malaries tejkaluan nivelet para pandemisë së koronavirusit dhe arritën në 249 milionë në mes të një numri në rritje të kërcënimeve...

Agjencia e OKB-së për motin: Vitit 2023, më i nxehti në histori

Agjencia e OKB-së për motin njoftoi të enjten se viti 2023 është viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë ndërsa paralajmëron se ka shenja...

Lajme të tjera

Web TV