Humbja e të atit/ Argon Llakaj shpërthen në lot: Ka momente që e kërkoj…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatori shqiptar, Agron Llakaj, në një intervistë televizive dhënë së fundmi, u shfaq me një rrëfim ndryshe për jetën e tij personale.

Në një kohë të shkurtër, Llakaj humbi motrën dhe babain e tij, por mungesa e këtij të fundit ka lënë gjurmë të pashërueshme.

Ai shprehu se akoma e kërkon babain e tij për bashkëbisedim, ndërsa shtoi se kur shkon tek nëna i mungon shprehja e të atit, “o Goxho ku je?”.

“Zoti nuk më kishte mësuar me vdekjen. Momentin e parë ishte me motrën dhe më tepër pamundësia ishte për t’iu gjendur sepse u shtrua në spital, Covidi nuk lejonte komunikimin dhe na iku vetëm si zë. Thjesht i dëgjova zëri, kam ftohtë tha. Ajo ishte goditja e parë.

Jeta vazhdon dhe në raport me vëllezërit dhe motrat nuk jemi më ata që kemi qenë se humbja nuk ishte e vogël.

Gjithmonë me atë që kështu ishte një zgjedhje e Zotit dhe duke e respektuar si të tillë, por pa e menduar se pas saj do të vinte largimi i tim ati, që lidhja ime me atë ka qenë e jashtëzakonshme. Dikush që e dëgjonte thoshte 88, ka jetuar plot, por ai ishte babai im.

Ka momente që e kërkoj për të bashkëbiseduar. Sa herë që shkoj te mamaja më mungon një “o Goxho ku je?”.

Dhimbja mbetet, por babai im aq i mirë aq i ngrohtë. Por jam i lumtur sepse një pjesë të tij e trashëgoj unë.

Me gojëdhënat që fliste im atë u ndërtova një personazh Temen, babai thoshte të qeshin njerëzit”, tha Agron Llakaj./   S.M

Të fundit

Nga e ka prejardhjen emri i Tiranës?

Ekzistojnë disa hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë. Njëra hipotezë është që emri Tiranë vjen nga fjala Theranda, e...

Viti 2024 është për ju! Këto janë shenjat e horoskopit më me fat për vitin që vjen

Energjia që do të rrezatoni nga jashtë në vitin 2024 do të jetë aq intensive dhe e ndritshme sa të gjithë do ta vënë...

Çfarë po ndodh sot në Shqipëri?

Nga Spartak Ngjela I. Kur e vjetra kërkon të kthehet në pushtet, shoqërisht kjo është një komedi. Sot në Shqipëri janë dy vjetërsira politike: Enver Hoxha dhe...

BE arrin marrëveshjen historike, Inteligjenca Artificiale do të rregullohet me ligj

Shtetet anëtare të Unionit dhe Parlamenti Evropian kanë arritur një marrëveshje paraprake mbi "Aktin e Inteligjencës Artificiale". Kjo është tentativa e parë në botë për...

Ne socialistët ndajmë suksesin, por përgjegjësitë janë individuale

Nga Elisa Spiropali Shqipëria ka ngut. Ngut për të jetuar. Ngut për të ndryshuar e ndërtuar. Ngut për t’u përmirësuar e për t’u bërë vendi...

Lajme të tjera

Web TV