Komunikimi përmes aplikacioneve të koduara/ Analisti: Të dhënat do jenë tronditëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Falë zhvillimeve teknologjike janë krijuar platformat digjitale të komunikimit Sky ECC dhe EncoChat të cilat po përdoren gjerësisht nga grupe më të sofistikuara transnacionale të krimit, për të lehtësuar trafikimin e drogës.

Nga dekriptimi i komunikimeve në këto platforma janë zbardhur disa ngjarje kriminale.

Analisti Lorenc Vangjeli nga emisionin “Kontrast” në Report Tv duke folur për operacionin “Kurrë Mos Harro” që zbardhi disa ngjarje kriminale ka paralajmëruar se është zbërthyer një tjetër ‘telefon’ nga platformat digjitale të komunikimit Sky ECC dhe EncoChat që sipas tij do të nxjerrin të dhëna tronditëse.

“Ju e nisët me titullin drejtësi e të penduarve. Është dhe një i “penduar” tjetër, telefoni, po e them në mënyrë metaforike.
Platformat e dekriptimit që kanë nisur nga 2020 dhe ne shqiptarët ndoshta kemi qenë përdoruesit e dytë më të mëdhenjtë.
Unë po ju them dicka që shpejt do bëhet publike një telefon i ri ka filluar të flasë. Një telefon i ri është zbërthyer dhe është një thesar i vërtetë për kureshtjen e publikut.
Ka dhënë indicie drejt të cilit mund të shkohet drejt informacione që mund të trondisin.

Kësaj radhe është shumë herë më lart.

Emri i operacionit të fundit asgjë nuk harrohet në këtë rast mund të thuhet asgjë nuk mbulohet. Të dhënat do jenë tronditëse”, tha ai./   S.M

Të fundit

Nëse doni shëndet të mirë, ja e vetmja gjë që duhet të ndryshoni kur hani

Nëse jeni rritur në vitet '80 ose '90, shanset janë që të keni qenë dëshmitarë të shumë dietave që...

Vajza e tij humbi jetën në lule të rinisë/ Familja e Vangjel Tavos hap dyert e mortit

Familja e ish-nënkryetarit të Kuvendit, Vangjel Tavos, ka hapur dyert e mortit pas një tragjedia te rëndë, ku vajza e tij ka humbur jetën...

“Duart lart se ju vramë”/ Pronarja e argjendarisë rrëfen tmerrin, ja si e grabitën

Detaje të reja zbardhen lidhur me grabitjen e argjendarisë në Kamëz, gjatë pasdites së djeshme. Pronarja e argjendarisë në Kamëz është shprehur se kanë...

Dua Lipa shfaqet e veshur me stilin që rrëmben vëmendjen në New York

Dua Lipa dukej mahnitëse me një pallto të zezë me lesh artificial në New York City të martën dhe tërhoqi vëmendjen me veshjen poshtë,...

Riaktivizohet vullkani në Malin Etna

Vullkani Etna në Italinë jugore ka shpërthyer sërish. Aktiviteti vullkanik vazhdon në Malin Etna, i cili është afërsisht 3.300 metra i lartë, në ishullin...

Lajme të tjera

Web TV