“Mos e hapni deri në vitin 2085″/ Çfarë fshihet pas letrës të mbretëreshës Elizabeth II

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vit pas ndarjes nga jeta të monarkes më jetëgjatë në historinë e Britanisë së Madhe, misteri i letrës mbretërore ka “pushtuar” mediat sociale.

Detaji i vetëm që është zbuluar është fakti që marrësi i kësaj letre të mbyllur në zarf është populli australian. Mbretëresha Elizabeth II e pëlqente shumë Australinë dhe e ka vizituar këtë kontinent zyrtarisht mbi 16 herë gjatë jetës së saj.

Monarkja e ka shkruar letrën në vitin 1986 gjatë një vizite në Sidnei për të festuar restaurimin e ndërtesës së mbretëreshës Victoria.

Në zarf, Elizabeth shkroi udhëzime për kryetarin e bashkisë që do të ishte në detyrë në vitin e caktuar, pra dikush që as nuk kishte lindur në atë kohë: “Në një ditë të zgjedhur nga ju në vitin 2085 ju mund ta hapni këtë zarf dhe të përcillni mesazhin tim për qytetarët e Sidneit,” ka cilësuar mbretëresha, që ka lënë dhe nënshkrimin në zarf “Elizabeth R.”, që specifikon në latinisht dhe jo në anglisht se ajo është mbretëresha e Anglisë.

Zarfi iu dorëzua administratës së qytetit në atë kohë, e cila e vendosi në një kuti qelqi, ndërsa kjo e fundit u ruajt në një kasafortë bronzi brenda ndërtesës së mbretëreshës Victoria.

Çfarë shkroi Elizabeta në letër? Misteri është shumë i madh sepse asnjë nga pjesëtarët e stafit të mbretëreshës nuk e kanë idenë më të vogël për përmbajtjen e saj.

Por, hamendësimet janë nga më të ndryshmet, nga zbulimi historik i diçkaje të bujshme, deri te rrëfimi i një sekreti që lidhet me familjen mbretërore dhe popullin australian.

Ndoshta, është thjesht një letër mirënjohjeje për këtë vend ose një “marifet” i mbretëreshës për të mbajtur zgjuar vëmendjen e australianëve rreth figurës së saj dhe familjes mbretërore. Ku i dihet…Duhet të presim deri në 2085-ën që të hapet letra!/   S.M

Të fundit

Çështja “Gërdeci”/ Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, ku është duke u zhvilluar...

Rrëfimi i Brojës: “Kombëtarja e Shqipërisë më ndihmoi te Sauthemptoni”

Tifoz i Çelsit që prej moshës 3-vjeçare dhe për të mbër ritur deri në “Stamford Bridge”, me qëllim realizimin e ëndrrës së tij të...

Këngëtarët shqiptarë ‘ndezin’ Tiranën në koncertin e ”Natës së Bardhë”

Këngëtarët shqiptarë kanë ndezur atmosferën e kryeqytetit në koncertin që u mbajt në “Natën e Bardhë” në skenën e ndërtuar në sheshin “Skënderbej”. Muzika nisi...

Arsyet pse 40% e njerëzve zgjedhin me dëshirë injorancën

Ne të gjithë kemi një vend në jetën tonë ku kthejmë kokën nga ana tjetër dhe pretendojmë se gjithçka është në rregull. Psikologët e...

Historia e Napoleonit: E vërtetë e gjeneralit korsikan që e shpalli veten perandor

Karizma, oportunizëm politik dhe gjeni ushtarak, por mbi të gjitha ambicie: sekreti i suksesit të Napoleonit në qendër të vëmendjes në filmin e Ridley...

Lajme të tjera

Web TV