“Vendimi i Bashës mashtrim publik”/Gjekmarkaj: Deputetë e përjashtuar kishin ikur me kohë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në studion e “Newsline”, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj  fillimisht foli në lidhje me vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar 11 deputetë që i përkasin grupit të Berishës.

Gjekmarkaj tha se ky vendim i Bashës është një mashtrim publik, i cili nuk ka vlerë, duke shtuar se disa prej deputetëve të cilët ai ka shkarkuar në momentin që është marrë vendimi për shkarkim që sipas Bashës është marrë nga Bardhi rreth 1 vit  e gjysëm më parë, nuk kanë qenë fare pjesë.

“Besoj se Basha ka përjashtuar pak, duhet ti përjashtonte të gjithë, sepse ai nuk ka nevojë për deputetë, ai ia del vetëm. Kjo është një situata komike në fakt, vendimet e tij janë nul. Ai ka mbledhur rreth vetes disa dashamirës që çuditërisht i besojnë.

Në u munduam 10 vite ta bëjmë kryeministër, por ai mesaduket paska dashur me qenë një kloun, shërbyes i qeverisë.

Kjo letër është një mashtrim, është grupi ai që përcakton cdo gjë. Ai thot që ky vendim është marrë para një vit e gjysëm, por atë kohë disa prej deputetëve nuk ishin fare pjesë.

Këto janë të gjitha trillime, për t’ia faturuar Bardhit një vulë që ai se ka vënë kurrë për të përjashtuar këta njerëz. Është cirku i radhës, në pamundësi për të bërë opozitë.

Kjo i shërben mediave dhe më së shumti qeverisë” tha Gjekmarkaj.

Sa i përket numrit të grupeve që ka PD aktualisht dhe grupin që ai është pjesë, Gjekmarkaj u shpreh se ai është pjesë e PD së dy viteve më parë  dhe kryetar grupi ka Gazmend Bardhin.

Unë jam tek PD e para dy viteve, te ajo që kanë votuar qytetarët me shpresën për ndryshim. Nuk jam në asnjë grup. Jam tek kjo parti të cilën ju fola, ndërsa kryetari është i qartë është Gazmend Bardhi” shtoi ai.

Lexo edhe :  “Koha për t’u ndarë nga Berisha”/ Analisti i bën thirrje opozitës: Është e pamundur të...

Pas këtij vendimi, Bardhi tha se ky vendim tanimë do të shkojë në dorë të kryeparlamentares,  e për këtë deputeti i PD theksoi se nëse duan me krijuar kauza artificiale për të shndërruar kuvendin në institucion të PD, atëherë më mirë ta mbyllin fare dhe të mos pranojnë asnjë deputet të opozitës.

Se si e përdor mazhorancat letrat e pafundme që prodhon Basha, është çështje tjetër. Por rregulloret e Kuvendit janë të qarta. Nëse duan me prodhuar kauza artificiale, për ta shndërruar kuvendin e Shqipërisë në institucion të PS, më mirë ta mbyllin fare, e të mos i lejnë deputetët e PD të futen fare brenda” u shpreh Gjekmarkaj.

Në vijim, Gjekmarkaj tha se Basha perceptohet më shumë si një aleat i qeverisë, se sa një faktor opozitar.

Basha e ka ndërprerë kontaktin me elektoratin e djathtë. Basha të njëjtin aleat që ka është me qeverinë, por kjo e fundit thjeshtë e përdor për të bërë zhurmë dhe më pas për ta hedhur.

Te opozita ai përceptohet  si një aleat i qeverisë më shumë se një faktor opozitar” theksoi deputeti/   S,M

Të fundit

40% e burrave dhe 58% e grave në Shqipëri kanë vuajtur nga simptomat e shëndetit mendor

Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka vuajtur nga një lloj simptome e shëndetit mendor, vëren...

Paundi britanik dhe euro, në rënie/ Kursi i këmbimit, 30 nëntor 2023

Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2 lekë dhe shitet me 94.3 lekë. Euro blihet me 102.3 lekë dhe shitet 103.2 lekë. Franga...

Parashikimi i motit për ditën e enjte, 30 nëntor 2023

Për ditën e Enjte pritet përmirësim i përkohshëm kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellime, pas orëve të mesditës shtim të...

Horoskopi 30 nëntor 2023: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

DASHI Komunikimi me të tjerët do jetë shumë i mirë sot. Do keni edhe një fuqi bindëse për t’u adhuruar. Nëse jeni tashmë në një...

Lajme të tjera

Web TV