Bëhuni gati për plazh/ Sinoptikania: Në tetor temperaturat do të arrijnë deri në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti me diell dhe temperatura të larta do vazhdojnë edhe në javën e parë të tetorit!

Këtë e pohon sinoptikania Besa Sherollari nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, gjatë një lidhje direkte me edicionin informativ në Top Channel.

Sipas sinoptikanes, dita e sotme do pasohet me reshje shiu në zonën jugore dhe në zonën qendrore me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërsa në fundjavë moti do jetë i qëndrueshëm, me kthjellime, ku nuk do mungojnë dhe vranësirat e pakta.

“Masat ajrore relativisht të paqëndrueshme të cilat janë aktualisht prezente mbi vendin tonë do të sjellin mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme do të pasohen me reshje shiu kryesisht në pjesën jugore të vendit, por edhe pjesërisht në qendër, kryesisht gjatë relieveve malore.

Ndërsa në pjesën jugore, reshjet do jenë me intensitet të ulët dhe në juglindje me një intensitet mesatar.

Përsa i përket fundjavës ne presim një qëndrueshmëri atmosferike, moti parashikohet të jetë kryesisht me kthjellime, por nuk do të mungojnë as vranësirat, këto fare të pakta, kalimtare kryesisht në orët e mesditës.

Në ekstremin jugor të vendit këto vranësira, do të pasohen nga reshje lokale shiu që do jenë me intensitet të ulët”, shprehet sinoptikania.

Nga dita e hënë, sinoptikania tregon se moti do jetë më kthjellime dhe temperaturat do arrijnë deri në 34 gradë.

“Duke filluar nga dita e hënë ne presim depërtimin e anticiklonit afrikan i cili do të sjellë me vete mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në orët e mesditës dhe pasdites.

Lexo edhe :  Moti i keq/ Pas ndaljes së dëborës, problem është bërë akulli në rrugë

Ditën e shtunë dhe të diel, presim që temperaturat të shkojnë 31-32 gradë celsius, por nga fillimi i javës ne presim një rritje të temperaturave, kjo më e vlefshme në vlerat e mesditës, ku termometri pritet të shkojë deri në 33 gradë apo lokalisht deri në 34 gradë celsius kryesisht në zonat e ulëta”, u shpreh Besa Sherollari.

E pyetur nëse mund ta shfrytëzojmë për plazh javën e parë të tetorit, sinoptikania shprehet: Patjetër që po, kushtet janë mëse të qëndrueshme dhe kushtet optimale për të bërë plazh në Tetor./  S.M

Të fundit

Nëse doni shëndet të mirë, ja e vetmja gjë që duhet të ndryshoni kur hani

Nëse jeni rritur në vitet '80 ose '90, shanset janë që të keni qenë dëshmitarë të shumë dietave që...

Vajza e tij humbi jetën në lule të rinisë/ Familja e Vangjel Tavos hap dyert e mortit

Familja e ish-nënkryetarit të Kuvendit, Vangjel Tavos, ka hapur dyert e mortit pas një tragjedia te rëndë, ku vajza e tij ka humbur jetën...

“Duart lart se ju vramë”/ Pronarja e argjendarisë rrëfen tmerrin, ja si e grabitën

Detaje të reja zbardhen lidhur me grabitjen e argjendarisë në Kamëz, gjatë pasdites së djeshme. Pronarja e argjendarisë në Kamëz është shprehur se kanë...

Dua Lipa shfaqet e veshur me stilin që rrëmben vëmendjen në New York

Dua Lipa dukej mahnitëse me një pallto të zezë me lesh artificial në New York City të martën dhe tërhoqi vëmendjen me veshjen poshtë,...

Riaktivizohet vullkani në Malin Etna

Vullkani Etna në Italinë jugore ka shpërthyer sërish. Aktiviteti vullkanik vazhdon në Malin Etna, i cili është afërsisht 3.300 metra i lartë, në ishullin...

Lajme të tjera

Web TV