Jemi në vjeshtë, vitaminat që duhet të merrni patjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur stina e virozave, gripit e të ftohtit dhe bashkë me të edhe kujdesi i shtuar për të mbrojtur organizmin.

Dy vitet e fundit ka qenë veçanërisht e rëndësishme të keni një sistem imuniat sa më të shëndetshëm e të fortë për të përballuar viruset e bakteret.

Ekspertët vënë theksin si gjithnjë tek vitaminat, ushqyerja e shëndetshme madje edhe suplementet në raste të caktuara.

3 nga vitaminat që ju duhen patjetër për të qenë në formë këtë vjeshtë:

Vitamina A – Vitamina A ose retinoli është një ushqyes dhe antioksidant shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e shëndetit dhe të gjithë organizmit.

Ndihmon në shëndetin e syve dhe forcon sistemin imunitar në mënyrë që të luftojë sëmundjet e viruset.

Këtë vitamin përveçse në formën e suplementeve mund ta merrni edhe nëpërmjet ushqimeve të stinës.

Në këtë periudhë mund të konsumoni më shumë patate të ëmbla, lakra, karota ose mishi i kuq.

Vitamina C – Ndoshta një nga suplementët më të njohur sa i përket forcimit të organizmit.Kjo vitamin vepron si antioksidant, lufton radikalet e lira, pra qelizat e këqija që shkaktojnë sëmundje të ndryshme kronike.

Pra konsumoni shumë portokallë, brokoli, kivi, spinaq dhe çdo barishte jeshile si lakrat apo pazitë.

Vitamina D – Vitamina D e furnizon trupin me qeliza të bardha të cilat ndryshe mund ti quajmë edhe qelizat e imunitetit të fortë.Mjaftojnë vetëm 10-15 minuta në diell në mënyrë që trupi të fillojë prodhimin e vitaminës.

Në këtë mënyrë do të mund të keni një sistem imunitar të fortë e të mbrojtur.

Vitamina K – Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kockave të shëndetshme dhe kundër bllokimit të enëve të gjakut.

Në këtë mënyrë i gjithë organizmi do të punojë më mirë e ju do të ndiheni më të shëndetshëm.

Lexo edhe :  Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

Vtaminën K e gjeni tek lakra, gjethet e panxharit, lakrat e brukselit apo brokoli./   S.M

Të fundit

“Të “eleminohet” Berisha”/ Shpërthen avokati: E përdori PD për vete, është në hall…

Avokati Tomë Gashi bëri fajtor Sali Berishën për humbjen e thellë të Partisë Demokratike dhe opozitës në këto zgjedhje. Në...

Ilir Demaliaj shpërthen ndaj Tomor Alizotit: Çfarë hëngrët të gjallë? Katastrofë kudo

Në episodin e fundit të emisionit “N’xhiro me Syçin”, gazetari Ilir Demalia reagoi ashpër ndaj realitetit politik dhe shoqëror në Shqipëri. Për Demalian, mungesa e...

Menaxhimi i mirë i kohës redukton ndjesinë e ankthit

Kur dita strukturohet me plane të qarta dhe qëllime të vogla, mendja ka më pak tendencë të ndjejë mbingarkesë apo pasiguri. Krijimi i listave të...

E rrëzuat Ramën?!/ Manjani-demokratëve: E mbani mend kur talleshit me mua! Po ju?

Ylli Manjani ka replikuar me deputetët e Partisë Demokratike, që e ironizonin atë kur kritikonte kryeministrin Edi Rama. “Kur mendoj se si disa deputetë të...

Socialistët fitojnë në burgun e Fierit, 125 vota diferencë me PD

Socialistët kanë fituar në burgun e Fierit me 125 vota diferencë me demokratët. Sipas të dhënave në burgun e Fierit: 217 vota PS 92 vota PD 8 vota...

Lajme të tjera

Web TV