Konferenca e Kryetarëve ka përfunduar pa një konsensus. Në përfundim të mbledhjes, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhin doli në një konferencë për mediat, ku u shpreh se mazhoranca nuk e dha konsensusin e saj për ngritjen e dy komisioneve hetimore që opozita kërkoi .
Bardhi: Anëtarë të opozitës në parlament, depozituan dy kërkesa për ngritjen e dy komisioneve hetimore. I pari kishte të bën me skandalin, që lidhet me ndërhyrjen e paligjshme në sistemin TIMS dhe e dyta me koncesionet në shëndetësi.
Në vlerësimin e opozitës, këto dy çështje paraqesin një rëndësi të madhe në mbrojtje të interesit publik, që do ta detyronte Kuvendin të ushtronte një nga tre funksionet e tij, që ka të bëjë me llogaridhënien dhe kontrollin e qeverisë.
Për këtë arsye 45 deputetë iu drejtuam Kuvendit për ngritjen e komisioneve hetimore. Sot në përputhje me ligjin, kryetarja e Kuvendit kishte thirrur mbledhjen ku do të bëhej diskutimi fillestar për miratimin ose jo të kërkesave.
Sot pa asnjë surprizë, siç ka vepruar në këto një vit e gjysëm, pas eksperiencës që patëm me inceneratorin, mazhoranca vendosi të mos e japë konsensusin për ngritjen e këtyre dy komisioneve hetimore. /I.S