Ministri Balla homazhe dhe kurorë me lule në nderim të magjistratëve Falcone e Borselino

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri homazhe dhe vendosi kurorë me lule në Kuesturën e Palermos, ku kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre ligjore kundër mafias, dy figura të shquara si Giovanni Falcone e Paolo Borsellino.

“Questura di Palermo – Një kurorë me lule në përkujtim të sakrificës së heronjve magjistratët Giovanni Falcone, Paolo Borsellino dhe policët e vrarë në luftën kundër mafias. Një bisedë e frytshme me drejtuesit e Policisë dhe Karabinierisë”, shkruab Balla.

Në takimin e zhvilluar me drejtuesit e Policisë dhe Karabinierisë italiane Ministri Balla u shpreh se është shumë e rëndësishme të mësojmë nga eksperienca italiane për sa i përket modus operandi dhe hetimeve. “Për shembull ne kemi pasur një operacion të madh dhe kemi arritur të zbulojmë gjashtë raste vrasjesh sepse kemi mundur të sigurojmë një bashkëpunëtor të drejtësisë”, theksoi Balla.

Duke folur rreth bashkëpunimit mes dy vendeve, dhe posaçërisht rreth fushës së bashkëpunimit policor, Balla vuri në dukje se “këtë vit kemi pasur rreth 600 mijë turistë italianë. Mendoj që vitin e ardhshëm numri do të jetë në rritje. Gjëja më e bukur ishte fakti që së bashku me policët tanë ishin edhe përfaqësues të policisë së shtetit italian për sigurinë e pushuesve në zonat turistike në Durrës, Vlorë dhe Sarandë”.

Mes Shqipërisë dhe Italisë funksion prej disa vitesh një koordinim i gjerë për luftën kundër narkotikëve dhe operacionet e Guardia di Finanza përmes monitorimit ajror kanë një rëndësi kyçe në zbulimin e ngastrave të mbjella me kanabis.

Ministri Balla ndodhet në Palermo për të marrë pjesë në Ministerialin mbi 20 vjetorin e Konventës së Palermos i organizuar nga Qeveria Italiane për të diskutuar mbi bashkëpunimin midis shteteve në luftën kundër aktiviteteve kriminale./kb

Të fundit

Historia e Napoleonit: E vërtetë e gjeneralit korsikan që e shpalli veten perandor

Karizma, oportunizëm politik dhe gjeni ushtarak, por mbi të gjitha ambicie: sekreti i suksesit të Napoleonit në qendër të...

Mona Lisa: A kanë adhuruar fansat e da Vinçit portretin e gabuar?

Disa argumentojnë se kjo pikturë përshkruan subjektin e artistes në vitet e saj të reja dhe është versioni i parë i veprës së tij...

Lufta në Gaza ka mprehur pakënaqësitë popullore egjiptiane

Shikimi i këtij gjenocidi të shpalosur në pragun e tyre ka nxitur shumë egjiptianë në veprim, nga bojkotimi i produkteve perëndimore deri te marshimet...

Zbulohen planet për të paraqitur mishin si ‘ushqim të qëndrueshëm’ në Cop28

Dokumentet tregojnë se industria synon të shkojë "me forcë të plotë" duke argumentuar se mishi është i dobishëm për mjedisin në samitin e klimës Nga...

Prishtina tronditet sërish nga një tjetër krim! Dhëndri vret vjehrrin (EMRAT)

Prishtina është tronditur nga një tjetër krim i rëndë mbrëmë. Pas vrasjes së një vajze të re, e cila u gjet në një makinë,...

Lajme të tjera

Web TV