UNICEF: Numri i emigrantëve të vdekur në Mesdhe është trefishuar që nga viti i kaluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre herë më shumë emigrantë vdiqën ose u zhdukën këtë verë në përpjekje për të kaluar Mesdheun sesa në vitin 2022, tha sot UNICEF. Nga qershori deri në gusht të paktën 990 njerëz u mbytën në Mesdheun qendror, rruga më e rrezikshme e migrimit në botë që lidh Afrikën e Veriut me Europën.

Ky numër është tre herë më shumë se 334 emigrantë që vdiqën në të njëjtën periudhë të vitit 2022, sipas raportit të agjencisë së OKB-së. Megjithëse numri i përgjithshëm i fëmijëve që vdiqën në Mesdhe nuk është i saktë, UNICEF regjistroi rreth 12 fëmijë çdo javë në korrik, 11,600 “të mitur të pashoqëruar” u përpoqën të arrinin në Itali nga janari deri në mesin e shtatorit 2023 me anije, pra 60  % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar (7200).

“Mesdheu është kthyer në një varrezë për fëmijët dhe të ardhmen e tyre. Numri tragjik i vdekjeve të fëmijëve që kërkojnë azil dhe siguri në Europë është rezultat i zgjedhjeve politike dhe një sistemi joadekuat të imigracionit”, tha Regina De Dominicis, drejtuese e UNICEF-it për këtë çështje.

Në total, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) njoftoi gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit kushtuar krizës në Mesdhe, se 2500 emigrantë kanë humbur jetën ose janë zhdukur nga 1 janari deri më 24 shtator 2023, një rritje  prej 50 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Me 8,500 njerëz mbërritën në tre ditë në ishull, një numër më i madh se popullsia e Lampedusa.

Qeveria e kryeministres italiane Giorgia Meloni, e udhëhequr nga një koalicion i krahut të djathtë dhe të ekstremit të djathtë, miratoi të mërkurën mbrëma një projekt-dekret që hap rrugën për të miturit e pashoqëruar mbi 16 vjeç për t’u strehuar në ambiente të rriturish.

Lexo edhe :  Probleme teknike në avionin e Air India, ulet në Hong Kong urgjentisht pas ngritjes

Njëkohësisht, parashikon kryerjen e kontrolleve mjekësore për përcaktimin e moshës së të miturve.

Drafti, i cili nuk është miratuar nga parlamenti ku koalicioni qeverisës ka shumicën absolute, parashikon paraqitjen e të miturve të pashoqëruar në radiografi për të përcaktuar moshën e tyre./I.S

Të fundit

Irani sulmon me 20 raketa balistike Izraelin, goditet spitali kryesor

Irani nisi një sulm të ri me raketa balistike mëngjesin e kësaj të enjte. Të paktën katër vende u...

Francë, 1269: Shenja e verdhë dhe gjobitja e hebrenjve

Në 19 qershor 1269, Mbreti Luigj IX, i njohur më vonë si Shën Luigji, shpalli një dekret mbretëror që urdhëronte të gjithë hebrenjtë që...

Takim surprizë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump pret skuadrën e Juventus

Delegacioni i Juventus, i udhëhequr nga Presidenti i Stellantis dhe CEO i Exor, John Elkann, së bashku me trajnerin Igor Tudor, presidentin e FIFA-s...

19 qershor 1862/ Kongresi amerikan ndalon skllavërinë në territoret federale

Në 19 qershor 1862, Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi një ligj që ndalonte skllavërinë në të gjitha territoret federale që nuk ishin ende...

Rreziku nga lufta Izrael-Iran, Këshilli i Sigurimit të OKB thërret mbledhjen emergjente

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme të premten më 20 qershor në New York,...

Lajme të tjera

Web TV