Zbardhet rezoluta e propozuar nga Bardhi për Kosovën (Dokumenti i plotë)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu si u paralajmërua dje, Gazment Bardhi ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend kërkesën për zhvillimin e një debati në Kuvend mbi zhvillimet në Kosovë dhe miratimin e një Rezolute mbi këtë situatë.

Kuvendi i Kosovës, më datë 28.09.2023, ka miratuar një Rezolutë mbi sulmin terrorist të datës 24 shtator, ku jo vetëm dënon sulmin, por kërkon edhe anagazhimin e institucioneve për të kërkuar hetim ndërkombëtar.

“Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke mbështetur plotësisht punën e policisë dhe institucioneve shtetërore të Kosovës për ruajtjen e integritetit të tyre territorial dhe funksionimin e shtetit ligjor në çdo pjesë të territorit të Kosovës, gjykojmë që është e nevojshme që edhe Kuvendi i Shqipërisë t’i bashkohet qëndrimit të Kuvendit të Kosovës, duke miratuar një rezolutë të njëjtë dhe duke unifikuar qëndrimin mes dy shteteve tona”- thuhet në kërkesën e paraqitur nga Gazment Bardhi.

Draftrezoluta thekson se Kuvendi i Shqipërisë ofron mbështetjen e plotë dhe të parezervë për Kosovën dhe institucionet e saj, në ushtrimin e përgjegjësisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe mbështet të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë punën e përbashkët për integrimin e plotë dhe bashkëjetesën mes të gjitha komuniteteve, pa dallim, që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Në vijim të kërkesës së autoriteteve të Kosovës, për një hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë, Rezoluta e propozuar nga Grupi Parlamentar i PD i kërkon qeverisë shqiptare që të ndërmarrë çdo iniciativë apo nismë të nevojshme në këtë drejtim, duke përmbushur detyrimin kushtetutes të mbrojtjes së të drejtave kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

“Nisur nga sa më sipër, përfshirë disa qëndrime kontraditore dhe që bien ndesh me interesin e Kosovës, nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, duke e konsideruar këtë një moment të rëndësishëm për zhvillimet në Kosovë, në mbështetje të nenit 98 dhe 99 të Rregullores së Kuvendit, paraqesim këtë mocion me qëllim zhvillimin e një debati në Kuvend për qëndrimin e shtetit shqiptar në raport me zhvillimet në Kosovë dhe miratimin e Rezolutës për dënimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit”, – thuhet në kërkesë.

Lexo edhe :  Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi!

(  S.M  )

Të fundit

Çfarë janë kutitë e zeza dhe si ndihmojnë në hetimin e katastrofave ajrore?

Të dhënat e fluturimit dhe regjistruesit e zërit në kabinë në aeroplanin e Jeju Air që u rrëzua më...

Shitu

Nga Edison Ypi A do të pasurohesh ? A do t’i thush fukarallëkut një herë e mirë: Ma nxive jetën, ma more shpirtin, mjaft të...

Si ta përballojmë stresin nga moti i ftohtë me shi

Moti i ftohtë dhe me shi shpesh mund të ndikojë negativisht në humor dhe shëndetin tonë, duke shkaktuar lodhje, demotivim dhe madje edhe stres....

Paris Hilton dhuron 100,000 dollarë për viktimat e zjarrit në Los Angeles

Paris Hilton është një tjetër personazh i famshëm që donte të mbështeste të prekurit nga zjarret në Los Angeles. “Trashëgimtarja e artë” e cila...

Parku i Drilonit nën petkun e dëborës, Rama ndan pamjet: Si i dalë nga ndonjë përrallë

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë juglindjen e vendit i kanë shtuar magjinë qytetit të Pogradecit. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje...

Lajme të tjera

Web TV