Emina Çunmulaj mahnit të gjithë me pamjen e saj në “Miss USA 2023”!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj, ka qenë anëtare e jurisë në kompeticionin e bukurisë në Amerikë “Miss USA 2023”, që u mbajt në në Grand Sierra Resort në Reno, Nevada.

51 miss-e nga çdo shtet i SHBA morën pjesë në këtë konkurs që konkurruan në raunde të ndryshme duke përfshirë rroba banje, fustane mbrëmje dhe intervista. Vajza që fitoi kurorën këtë vit ishte Noelia Voigt nga Utah, e cila mori kurorën nga Miss USA Morgan Romano nga Karolina e Veriut.

Por e gjithë vëmendja ka qenë tek modelja shqiptare, e cila ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj, duke u bërë shqiptarja e parë në krye të një kompeticioni të tillë. Ajo ishte krah emrave shumë të njohur siç janë sipërmarrësi i bukurisë dhe themeluesi i One/Size Beauty Patrick Starrr, stilistja Nicole Miller dhe aktorja Vivica A. Fox.

Në një postim në Instagram, para se të niste konkursi modelja shprehet e emocionuar dhe se do e kishte shumë të vështirë për të vendosur se cila do ishe fituesja e kurorës për shkak se të gjitha konkurrentet ishin të bukura.

Ajo shihet një fustan të gjatë, pa lidhëse e pa mëngë, i detajuar në pjesën e përparme me disa lule te mëdha, ku shfaq trupin elegant të modelës. Në një prej fotove, Emina ka pozuar edhe me fotografin e njohur shqiptar Fadil Berisha./kb

 

Të fundit

Putin urdhëron zmadhimin e ushtrisë ruse me 170 mijë ushtarë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar ushtrinë ruse të premten ta rrisë sasinë e trupave duke i...

Pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij, shkon në 3 numri i të arrestuarve

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person të tretë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë (29 nëntor) në...

Avokatja‘ skanon’ Reformën në Drejtësi: Jemi më keq se në 2016-n

Reforma në drejtësi dhe ecuritë e saj këto 7 vite ishte tema ku juristja Adriana Kalaja gjatë një interviste televizive u shpreh se kjo...

Një tjetër epidemi po kërcënon botën/ Virusi që u shfaq në Kinë po përhapet me shpejtësi

Autoritetet në Kinë, Evropë dhe Amerikë janë në gatishmëri pasi rastet e pneumonisë misterioze po rriten me shpejtësi, me shumë pacientë, kryesisht fëmijë dhe...

Inskenoi vrasjen e bashkëshortes, këshilltari i ish-presidentit Pacolli pranon fajin

Naim Murseli ka marrë përsipër përgjegjësinë dhe fajin për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij. Sipas mediave kosovare, këshilltari i ish-presidentit Pacolli, ka treguar...

Lajme të tjera

Web TV