Juristi zbardh provat që do fundosin Metën për aferën ‘CEZ-DIA’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i SPAK, Altin Dumani paralajmëroi dy ditë më parë se shumë shpejt do të kemi lajme të bujshme në lidhje me aferën “CEZ-DIA”, pasi Prokuroria e Posaçme do të fillojë me “prerjen e kokave”.

I pari që rrezikon arrestimin është ish-presidenti Ilir Meta, i cili u thirr për herë të parë më 22 shkurt të vitit 2023 brenda Prokurorisë së Posaçme dhe u pyet për tre orë.

Juristi Romeo Kara ka treguar se kush janë provat dhe dëshmitarët që e rrezikojnë kreun e PL, Ilir Meta sa i takon aferës “CEZ-DIA”.

“Disa nga provat janë: dëshmitë e Jozef Hejsekut dhe Elvis Matajt, ku ata konfirmojnë se kemi të bëjmë me një afere, përfshirjen e Ilir Metës dhe Sali Berishës nëpërmjet delfinit të tyre Kastriot Ismailaj, udhëtimi i Metës në Pragë së bashku me Ismailajn, vendimet e ERE-s nën ndikimin e Metës, të cilat favorizonin CEZ-in si dhe intervistën e gruas së Ismailajt e cila pa ekuivok deklaron se Ilir Meta i ka bërë presion Ismailajt që ai të trysnonte drejtuesit e CEZ-it për t’i dhënë atij një shumë të madhe parash në këmbim të vendimit të ERE-s të dalë nën ndikimin e tij.
Ka edhe mjaft prova të tjera për të cilat po rezervohem që t’i them, meqenëse procesi i hetimit është në zhvillim e sipër”, u shpreh ai për gazetën ‘SOT’.

 

Ndërkohë zoti Kara foli edhe për Kastriot Ismailaj, i vetmi i ndëshkuar për aferën CEZ-DIA, i cili është liruar pak ditë më parë nga burgu.

“Padyshim. Një largim i mundshëm i tij nga Shqipëria, vullnetarisht apo nën presion, mund ta komplikojë çështjen në favor të Ilir Metës, prandaj SPAK-un e shoh të detyruar që të veprojë pa vonesë”, nënvizoi juristi i njohur, Romeo Kara./   S.M

Të fundit

Jordania: Izraeli synon të dëbojë palestinezët nga Gaza

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, deklaron se Izraeli po e zbaton një politikë për t’i detyruar palestinezët...

Adele hap shpirtin: Unë vuaj nga depresioni

Këngëtarja e famshme britanike Adele në një intervistë për Hollywood Reporter ka pranuar se vuan nga depresioni. Këngëtarja, e cila ka lindur dhe është rritur...

Saranda në listën e destinacioneve për Krishtlindje, lë pas Londrën dhe Pragën

Bazuar në mbi 600,000 votat e udhëtarëve nga 168 vende në mbarë botën, organizata e destinacioneve më të mira evropiane (EBD) ka zbuluar listën...

Valbona Selimllari kundër Xhemi Shehut: Është tallje ajo që bëjnë në Portokalli

Imitimin e Valbona Selimllarit nga Xhemi Shehu në “Portokalli”, duket se Valbona nuk e ka pritur aspak mirë. E ftuar në emisionin “DWTS Fan Club”,...

Ja cilët ishin popujt më të lumtur të Bashkimit Europian për 2023

Teksa mbyllet ky vit janë bërë publike vendet më të lumtura në Bashkimin Europian. Sipas kësaj renditjeje, Austria, Polonia dhe Rumania kanë popullsinë më...

Lajme të tjera

Web TV