Piramida e Tiranës do të presë samitin e Procesit të Berlinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Piramida është vendosur të jetë vendi që do të bëjë bashkë liderit europian dhe ata ballkanik në samitin e 16 Tetorit të Procesit të Berlinit që do ta mikpresë Tirana.

Kjo datë do të jetë dhe dita e inaugurimit zyrtar të saj pas inaugurimit që ju bë përfundimit të punimeve të jashtme pak ditë përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

E përpara këtij eventi të rëndësishëm për Tiranën dhe krejt rajonin, ambientet e Piramidës janë përdorur për Forumin për Mobilitetin dhe Dizanjin urban që ju bashkuan urbanistë nga vende të ndryshme të Europës.

Kryebashkiaku Veliaj e pranon se zgjedhja nuk ka qenë e rastësishme, por për t’i treguar miqve urbanistë shembullin më të mirë shqiptar të transformimit urban e teknologjik.

“Qytetet mund t’i ndryshojmë vetë dhe në qoftë se i orientojmë në një drejtim të caktuar, qytetet marrin formë. Kështu që këtë duam të bëjmë me këtë “provokim” që është Piramida e Tiranës dhe këtë transformim që ka pësuar një nga hapësirat më ikonike”.

Në ambientet e Piramidës do të zhvendoset dhe Tumo Tirana, qendra e teknologjisë ku aktualisht studiojnë për një sërë programesh teknologjike 1 mijë të rinj nga 12 deri 18 vjeçe e që kryebashkiaku siguron se do të trefishohen pas Tetorit./   S.M

Të fundit

Arsenal shkatërron Lensin në “Emirates”, francezët të pafuqishëm përballë “Topçinjve”

Arsenali fiton me rezultat tenistik 6-0 ndaj Lensit në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve në...

Champions League/ Napoli i pafuqishëm ndaj Real Madrid, Inter “ringjallet” ndaj Benficas

Inter ia del të shmangë humbjen në Lisbonë përballë Benficës edhe pse pjesën e parë e mbyllën me rezultatin 0-3. Zikaltërit reaguan në fraksionin...

Pengesa e Elon Musk për të qenë lider botëror, vetvetja

Nga BRIAN FUNG, CNN – Elon Musk është kthyer në një lojtar gjithnjë e më të rëndësishëm në çështjet globale. Themeluesi i SpaceX ka qenë...

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit, përfshirë babanë e tij Në një video prej më shumë se...

Kryevepra që u kthye në meme

“The Laughing Valier”, piktura e vitit 1624 është ekspozuar së fundmi në Galerinë Kombëtare të Londrës. “Kur hyra brenda dhe e pashë, mbeta i shtangur”,...

Lajme të tjera

Web TV