Rritja e qirave, portugezët të dëshpëruar: Kemi frikë se do të mbetemi në rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kostoja gjithnjë e në rritje e banesave është bërë tashmë pan-europiane.

“Kemi frikë se do të mbetemi në rrugë në çdo moment!” tha Alcina Lourenço, një banore e Lisbonës e cila është goditur nga kriza e kostos së strehimit, të cilën qeveria portugeze nuk ka arritur ta trajtojë pavarësisht një sërë masash që njoftoi së fundmi.

Mijëra portugez, të cilët mendojnë se veprimet e qeverisë socialiste nuk janë të mjaftueshme, pritet të dalin sot në rrugët e Lisbonës dhe rreth 20 qytete të tjera të vendit për të demonstruar.

Nga njëra ditë në tjetrën, një 49-vjeçare tha se qiraja ishte rritur dhjetëfish, nga 30 në 600 euro. Në pamundësi për t’ia dalë, asaj iu kërkua të largohej nga apartamenti i saj, që ndodhet në qendër të kryeqytetit portugez, ku jeton që në moshën 6-vjeçare.

“Nuk di ku të shkoj!” ankohet gruaja që kujdeset për babain e saj 89-vjeçar, në karrocë dhe bashkëshortin e saj 61-vjeçar, i cili vuan nga kanceri.

Kriza e strehimit shpërtheu pasi Portugalia, nën kërcënimin e falimentimit, kërkoi ndihmë financiare ndërkombëtare në 2011.

Nga viti 2012 deri në vitin 2021 kostot e strehimit u rritën me 78% në Portugali, krahasuar me 35% në BE në tërësi, sipas hulumtimit të institutit portugez Francisco Manuel dos Santos./kb

Të fundit

Përballjeje e ashpër/ Gruaja padit ish-burrin për ‘diskriminim moshe’

Prishja e një martese është gjithmonë e vështirë për të dyja palët por në një rast të çuditshëm gjykata...

Kjo është gruaja më e fuqishme në botë për 2023, sipas Forbes

Revista “Forbes” ka shpallur për të dytën herë si gruan më të fuqishme në botë presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ndërkohë që...

Kjo është fytyra e kushëririt tonë 146,000 vjet më parë

Është rindërtuar në mënyrë dixhitale pamja e Homo Longit (ose "njeriut-dragoi"), kafka e madhe e të cilit u zbulua në Kinë disa vite më parë: a...

E frikshme!/ Sociologia: Fëmijët i nisin sot marrëdhëniet seksuale që 12-13 vjeç

Sociologia, Marsi Simo, e ftuara e emisionit “Shije Shtëpie” për të folur rreth temës “hiperseksualizimi tek fëmijët”, shpjegoi definicionin e hiperseksualizimit. Sipas saj, kjo...

Tarifat e Brexit për automjetet elektrike, BE propozon pezullim

Komisioni Evropian dëshiron t’i shtyjë tarifat e Brexit-it për automjetet elektrike dhe bateritë për tre vite. Kjo është arsyeja pse sot ai u ka propozuar...

Lajme të tjera

Web TV