Universitetet shqiptare fundosen në fundin e renditjes/Bien rreth 200 vende në vitin 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria radhitet në fund të listës në klasifikimin e bërë nga dy renditësit më të rëndësishëm sa i takon cilësisë së universiteteve për Evropën Jugore.

Të dhënat e vitit 2023, tregojnë se katër Universite kanë rënë 200 vende nga renditja e vitit të kaluar.

Renditësi i parë i universiteteve, Times Higher Education World University Rankings ka përfshirë vetëm një universitet nga bota shqiptare, Universitetin e Prishtinës në pozicionin 1501 dhe asnjë nga Shqipëria.

Sipas këtij vlerësuesi, universitetet më të mira në rajon janë 3 serbe, renditur ne vendet e 801+, 1001+ 1501+, 2 Universitete të Bosnjës dhe një në Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa, vlerësuesi i dytë QS World University Ranking që në vitet e fundit ka bërë pjesë të rankimit katër universitete publike shqiptare (Universitetin e Tiranës, Universitetin e Durrësit, Universitetitn Politkenik të Tiranës dhe Universitetin Bujqësor) dhe 2 private, në renditjen më të mirë është Universiteti Bujqësor.

Universitetet shqiptare nga 688 në universitete në total renditen:

-Universiteti Bujqesor i 605

-Universiteti Durrësit i 606

-Universiteti i Politeknik i 658

-Universiteti i Tiranës i 677

Universiteti i Tiranës është vetëm 10 vende larg nga fundi i tabelës, pra i 677 nga 688 universitete të Evropës Jugore.

Kjo tregon një rënie drastike për cilësinë e universiteteve në Shqipëri, pasi në vitin 2021 Shqipëria renditej tek fasha 301-350 dhe në 2022 midis vendeve 350-400.

Rënia këtë vit është me 200 vende ndërkohë në listën e rankimeve janë shtuar vetëm 146 universitete.

Rankimi mbështetet kryesisht në studimet që universitetet botojnë në internet, botimet shkencore ndërkombëtare të profesoratit dhe kërkuesve shkencorë, si dhe botime të tjera me karakter akademik apo edhe opinione publike./  S.M

Të fundit

Ç’ndodhi? Njerëzit reagojnë ashpër ndaj fushatës së re të ZARA-s

ZARA ka publikuar fushatën e re (më 9 dhjetor), e cila ka ndezur zemërimin e shumë njerëzvë në rrjetet...

Situata me reshjet në vend, ministri Balla: Shoferët të qarkullojnë me kujdes

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në akset rrugore në vend pas reshjeve të shiut dhe dëborës. Balla u...

Jordania: Izraeli synon të dëbojë palestinezët nga Gaza

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, deklaron se Izraeli po e zbaton një politikë për t’i detyruar palestinezët të ikin nga Gaza përmes...

Adele hap shpirtin: Unë vuaj nga depresioni

Këngëtarja e famshme britanike Adele në një intervistë për Hollywood Reporter ka pranuar se vuan nga depresioni. Këngëtarja, e cila ka lindur dhe është rritur...

Saranda në listën e destinacioneve për Krishtlindje, lë pas Londrën dhe Pragën

Bazuar në mbi 600,000 votat e udhëtarëve nga 168 vende në mbarë botën, organizata e destinacioneve më të mira evropiane (EBD) ka zbuluar listën...

Lajme të tjera

Web TV