Balla: Vetëm 12 mijë emigrantë shqiptarë janë regjistruar në censusin e popullsisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm 12 mijë shqiptarë në emigrim janë regjistruar në platformën e censusit të popullisisë e numri i tyre është mjaft i ulët në Itali.

Gjithashtu shqiptarët e Italisë denoncojnë faktin se po taksohen dyfish si nga atdheu i tyre ashtu dhe nga vendi ku jetojnë e punojnë për shkak të një marrëveshje mes Drejtorive tatimore  të 2 vendeve.

“Vetëm 12 mijë shqiptarë emigrantë janë regjistruar në Censusin e popullsisë shqiptare që ka nisur më 18 shtator brenda e jashtë kufijve.”

Kjo është deklarata e preokupimi i qeverisë shqiptare që përmes Ministrit të Brendshëm Taulant Balla u përcoll gjatë një takimi informues mbajtur në selinë diplomatike të Shqipërisë në Romë e me praninë e përfaqësuesve të komunitetit shqiptarë.

“Një shifër kjo mjaft e ulët kur dihet se numri i shqiptarëve në të gjithë globin është shumë më i lartë”, u shpreh drejtuesi i Ministrisë shqiptare.

Po pse Ministria e Brendshme është përfshirë në këtë proces kur në Itali e kudo tjetër kryhet nga Instituti Kombëtar i Statistikave?

“Censusi i Polullsisë është në juriduksionin e Drejtorisë së Shërbimeve Civile  e kjo vetë është nën kompetencat e Ministrisë së Brendshme”, u shpreh Balla e Censusi i popullsisë ka për qëllim dhe të legalizojë adresat me kodet postale të banesave të qytetarëve, sic e ka e gjithë bota e që në Shqipëri mungon ende.”

Po a nuk janë të mjaftueshme regjistrimet në portalin e Albania për të deklaruar se je shqiptar në emigrim?

Takimi zbardhi se censusi i popullsisë për emigrantët në diasporë ka të domosdoshme certifikimin e adresës së tyre të rezidencës që duhet t’i bashkangjitet butonit përkatës në formulën e dixhitalizuar enkas pranë portalit e Albania.

Pra cdo shqiptar jashtë kufirit kombëtar për të kryer censusin e regjistrimit i duhet pajiska dhe me certifikatën e rezidencës që merret pranë komunës së banimit.

Por a nuk janë të mjaftueshme të dhënat e Ministrisë së Brendshme Italiane në këtë rast e cila disponon të gjitha informacionet e duhura për shqiptarët e pajisur me leje qëndrimi e për ata që kanë dy nënshtetësinë?

Me sa duket jo, pasi e drejta e privatësisë që Ministria e Brendshme Italiane garanton,  kërkon që cdo shqiptar që jeton në Itali të autorizojë këtë institucion për përcjelljen e të dhënave të tyre personale. Pra e drejta e privatësisë e zgjedhjes së lirë predominon në këtë zgjedhje.

Lexo edhe :  FOTO: Si rrallëherë, Rama shfaqet me syze optike në mesin e artistëve shkodranë

Sipas ministrit Balla censusi dhe për shqiptarët e diasporës bëhet dhe për të garantuar të drejtën e votës sapo të merret vendimi mbi formën e mënyrën e tyre të votimit.

Të pranishmit kërkuan aktivizimin nga ana e qeverisë shqiptarë të mekanizmave e instrumentave për të garantuar të drejtat e tyre të pavarësisë e që skandalet që vijnë cdo ditë nga Shqipëria i bëjnë gjithnjë e më të djeshme të dhënat e tyre personale.

Po kur skadon afati i censusit për shqiptarët e diasporës?

“E kemi pa afat, u shpreh Balla, është një ftesë që i bëhet komunitet shqiptarë përmes Ambasadës të regjistrohen. Nuk ka penalitete me buonsensusin se do ia dalim e se regjistrimi i popullsisë është një detyrim kombëtar për të pasur të dhënat e sakta mbi numrin e popullsisë brenda e jashtë vendit.”

Ndërkohë një tjetër risi ka ardhur në sektorin tatimor mes Shqipërisë dhe Italisë.

Nënshkruar më 2019 e në një fazë eksperimentale Drejtoria Shqiptare e Tatimeve dhe Agjensia e Taksave në Itali (Agenzia delle Entrate) kanë aktivizuar masat e para administrative mbi shqiptarët në Itali e që nuk kanë deklaruar pasuritë e tyre në Shqipëri.

Këto dy autoritetet kanë njësuar shkëmbimin e informacionit duke bërë ndërthurjen e të dhënave për të ardhurat e pasuritë e shqiptarëve si në Itali ashtu dhe në Shqipëri.

Me dhjetra shqiptarëve i ka mbërritur letra nga Agenzia delle Entrate si evazorë të taksave pasi gjatë deklarimit të pasurisë e të ardhurave të tyre vetëm brenda territorit italian, ndërkohë që marrëveshja e nënshkruar detyron taksimin dhe për pasuritë e të ardhurat që emigrantët e Italisë zotërojnë në atdhe.

Për Ora Neës ekspertët shqiptarë të emigracionif shprehen të indinjuar se ndërsa italianët favorizohen të investojnë më zero taksa e toka 1 euro në Shqipëri, shqiptarët që punojnë e jetojnë në Itali, e investojnë në vendlindje taksohen dyfish./   S.M

Të fundit

Foto/ Punimet për Urën e Kukësit drejt përfundimit

Po shkon drejt përfundimit Ura e Madhe e Kukësit që zëvendëson urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se...

Gatoi ‘hallvën e vdekjes’ për Ilnisën, motra e Erjolës ka dy fjalë për të

Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e BBV, ku Erjola pas debateve të shumta me Ilnisën dhe Meritonin, ka...

Modelja i nxjer gjithë të “palarat” Leonardo Di Caprios

Leonardo DiCaprio dihet se e shijon jetën prej beqari edhe pse se ka patur romanca të shumta që nga koha kur u bë një...

Qëlluan me armë të riun dhe e ndoqën për ta vrarë/ Arrestohen autorët në Pogradec

Janë arrestuar autorët e plagosjes me armë zjarri, që ndodhi pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se në pranga ka rënë Denis Meko dhe një...

Lufta në Kosovë, film në Hollywood

Në fokus do të jetë masakra e Reçakut E kaluara e luftës së Kosovës, ka akoma shumë për t’i treguar botës se cilat janë krimet...

Lajme të tjera

Web TV