Nga Mentor HOXHA, Francë
Me 23 shtator 2023 u hap në Lyon të Francës “Salon du livre” (Salloni i librit) me titull “Le tour du monde en 80 livre” (Rreth botës në 80 libra).
U pagëzua me këtë emër nga vepra e njohur letrare “Le Tour du monde en quatre-vingts” (1873) e shkrimtarit të njohur francez, Jules Verne (1828-1905), autor i disa romaneve aventureske ku pasqyrohen sukseset shkencore të shekullit XIX.
Në shekullin e 19-të, Zhyl Verni u ofroi lexuesve një udhëtim nëpër botë në 80 ditë. Frymëzuar nga ky shkrimtar i madh, Alliance Française de Lyon (Aleanca Franceze e Lyonit) në bashkëpunim me Union des Ecrivains Rhône-Alpes (UERA, Unioni i Shkrimtarëve të Lyonit) organizoi në ambientet e saj një turne në 80 libra ku morën pjesë mbi 60 autorë dhe 15 botues rajonalë si DoMiNo, MaBoza, Héraclite et Xodus, etj.
Në këtë sallon të mrekullueshëm libri u prezantuan vepra të të gjitha gjinive letrare (poezi, prozë, drama, studime letrare dhe historike), por edhe botime të reja nga krijues të njohur në Lyon.
Ky Panair u hap nga ora 10:00 deri në orën 18:00 ku morën pjesë këta autorë: Kate Mc Alistair, Nicole Provence, Pierre Bertin, Dominique Bragard, Alister Vaughan, Domar Idrissi, Aïcha Vesin Chérif, Victor Bratovic, Sandrine Bauer, Claudio Colangelo, Jeff Sestier, Elyane Bruyas, Nadia Lakehal, Maria Angelle, Josette Ascensio, Claude Secondi, Maurice Revelli, Amar Dib, Jean Etèvenaux, Raymond-Pierre Communod, Christian Bellegueulle, Jhy Cheng Wu, Pierre-Paul Stern, Thierry Renard, Michel Godet, André Blanc, Yves Maciocia, Jacques Biard, Lydia Mirdjanian, Cheick Oumar Kanté, Didier Langlois, Martine Chifflot, Laurence Fischer, Michelle Buisson, Jean-Luc Plasse, Pierre Lacôte, Rina Cela Grasset, Dominique Gardin, Isabelle Moulin, Tay Keolouangkhot, Naguib Al Noufeza, Anny Blaise, Antonio Gomez Montejano, Bernard Soupre, Bruno Papet, Catherine Ivanoff, Nicole Gonthier, Ramadan Dan Bozhlani, Éric Pommet, Gilbert Lainé, Robert Goubet, Françoise Missilier, Jean- Paul Gabarre, Ekanga Shungu, Sandrine d’Ambrosio, Denis Daul, Mohamed El Amraoui, Dimitri Porcu, Janie Argoud, Jean- Jacques Nuel, Aline Novarino- Pothier, Éric Mangin, Sophie Muffat-Méridol, Gilbert Lainé, Michel Béatrix, Nadim Ghodbane, Gilles Thévenon, Alfred Carayol, Maryse Carayol, Lilas Chellit dhe Angel Farell.
Autorët nënshkruan veprat e tyre dhe botuesit prezantuan koleksionet dhe katalogët e tyre. Gjatë këtij takimi të rëndësishëm letrar, unë zhvillova një bisedë të ngrohtë dhe miqësore me deputetin francez, Marc Fraysse (autor i librave La fierté d’être Français (Krenaria për të qenë francez), Quoi de neuf ? (Çfarë ka të re?), De Gaulle!
Vingt ans après plaquette de présentation (De Gol! Broshura e prezantimit njëzet vjet më vonë); me presidentin e Alliance Française në Lyon (Aleanca Franceze e Lyonit), Z. Jean-Charles Ovise; me shkrimtarin dhe presidentin e Union des Ecrivains Rhône-Alpes (UERA, Unioni i Shkrimtarëve të Lyonit), Z. Jacques Bruyas; me shkrimtaren dhe presidenten e “Salon des Poètes de Lyon” (Salloni i poetëve në Lyon), Znj. Maryse Cornet-Carayol dhe shkrimtarin dhe zv/presidentin e këtij Salloni Z.
Alfred Carayol; me shkrimtaren dhe botuesen e Éditions DoMiNo, Dominique Bragard; me përgjegjësin e aktiviteteve kulturore të Aleancës Franceze në Lyon, si dhe me shumë poetë, prozatorë dhe studiues të njohur në Rhone Alpes Averegne dhe më gjerë.
Në këtë sallon libri ishin të ftuar edhe dy krijues të njohur shqiptarë me banim në Lyon; përkthyesja dhe autorja e katër librave në frëngjisht, Rina Çela-Grasset nga Elbasani dhe poeti e shkrimtari nga Kosova, Ramadan Dan Bozhlani.
Për arësye familjare Rina nuk mori pjesë, ndërkohë me Ramadanin zhvillova një bisedë të gjatë, ku u njoha me jetën dhe veprimtarinë e tij letrare. Ramadani u prezantua me librin e tij në frëngjisht “Je m’apelle humain”, i botuar në 2020 në Paris nga L’Esprit du Temps.
“Je m’apelle humain” ka qenë një projekt poetik, ku i ka dhënë poezisë së ilustruar përmasa të pikturës. Malvina Bara i ka ilustruar poezitë e tij. Këto poezi janë ekspozuar në 14 vende në Lyon: te Bashkia 8 dhe 9, Universiteti Lyon 1, në salla të ekspozimit, kafateri etj. Në hapjen e këtyre ekspozitave është lexuar poezia kryesore “Unë quhem njeri” në shumë gjuhë nën shoqërimin e violinës.
Po ashtu, në kuadër të një ekspozite kolektive, ai i ka ekspozuar fotografitë e tij artistike me titull “Udhëtimi melankolik”. Ramadani ka pesë vite radhazi që merr pjesë në spektaklin e madh të poezisë në kuadër të pranverës së poetëve në Lion, “Passeurs d’Europe”.
Poezitë e pëzgjedhura nga një komision evropian në funksion të një tematike, shndërrohen në skenar të kësaj shfaqjeje teatrale, ku aktrohet duke lexuar poezitë në shumë të gjuhë të botës, por edhe në shqip përmes Ramadanit. Së fundmi, ai ka shkruar një roman, të cilin e ka
përkthyer në frëngjisht. Me redaktimin dhe korrektimin e këtij romani në dorëshkrim u morën dy miket e tij franceze Aurélie Macabrey dhe Emma Sorin.
Ramadani është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Rhone Alpes (“UERA, Union des Ecrivains Rhône-Alpes”) dhe anëtar i “Salon des Poètes de Lyon”.