Datat e rëndësishme që duhet të mbash shënim në tetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tetori erdhi, edhe pse temperaturat e vjeshtës sikur s’e kanë me qejf.

Edhe ky muaj sjell surpriza të reja, në ditë të veçanta.

Këto janë ngjarjet qiellore që do të ndikojnë në çdo shenjë horoskopi, ndaj bën mirë t’i mbash datat shënim.

4 tetor: Mërkuri hyn te Peshorja

Kjo do të thotë se në plan të parë do të vihet komunikimi, lajmet e reja dhe mënyra më interesante se si shenja të ndryshme, veçanërisht Peshorja, do të ndajë informacionin me të tjerët.

8 tetor: Afërdita hyn te Virgjëresha

Planeti i dashurisë dhe bukurisë do të hyjë te shenja që vdes për perfeksionin dhe krejt papritur të gjitha shenjat do të kenë dëshirën për t’u lidhur me intuitën, veten dhe njerëzit e dashur që të rrethojnë.

Kjo është një periudhë e bukur dhe harmonike, sidomos në marrëdhënien tënde me veten.

11 tetor: Marsi hyn në Akrep

Kjo do të jetë një periudhë fantastike që ti të humbasësh në fantazinë, imagjinatën tënde dhe të manifestosh.

Gjithsesi, me kujdes, pasi ke pak tendencën të romantizosh njerëz dhe situata që ndoshta nuk janë aq të bukura sa duken.

Marsi, planeti impulsive do të shkojë në Akrep dhe kjo do sjellë blerje impulsive, por edhe më shumë kohë për të përmbyllur një projekt të rëndësishëm.

14 tetor: Eklipsi i Hënës së re te Peshorja

Ky është një muaj i veçantë, pasi të gjithë do të kenë mundësinë për të rinisur nga e para. Një eklips i tillë nuk ka ndodhur që në vitin 2004, ndaj është një moment vendimtar për të vendosur qëllimet për të ardhmen dhe për të hequr dorë nga gjërat që nuk të shërbëjnë më.

Lexo edhe :  Si çiftëzohen tardigradët? Meshkujt kërkojnë femra duke përdorur nuhatjen

21 tetor: Mërkuri hyn në Akrep

Mërkuri në Akrep të nxit që të shohësh me më shumë vigjilencë punën dhe financat.

Një kontratë e re ose mundësi fantastike pune në punën aktuale mund të dalin në dritë gjatë kësaj kohe ose në javët në vijim.

23 tetor: Dielli hyn në Akrep

Dielli hyn në Akrep dhe do të përfshihet në financat e tua. Kjo kohë do të sjellë një rritje në karrierën tënde, vlerësime dh emerita të shumta.

Do të rishohësh buxhetin e përgjithshëm, falë projekteve që do të kesh./   S.M

Të fundit

NBA/ Los Angelos Lakers mposhtin Indiana Pacers dhe janë fitues të In-Season Tournament

LeBron James dhe Anthony Davis kombinuan për 65 pikë, teksa Los Angeles Lakers fituan turneun inaugurues të NBA In-Season,...

VIDEO/ Inter mposht lehtësisht Udinesen në “Giuseppe Meazza” dhe rikthehet në kryesim

Interi rikthehet sërish në krye të Serie A. Skuadra e Simone Inzaghit zhvilloi një ndeshje perfekte në “San Siro” duke mposhtur 4-0 Udinesen. Fundi i...

Dhërmi/ 56-vjeçari kapet në flagrancë duke shkarkuar inerte pa autorizim

Një 56-vjeçar është nën hetim në gjendje të lirë, pasi u kap duke shkarkuar inerte në afërsi të një aksi rrugor, pa autorizim nga...

Humbi rrugën në Malin e Dajtit, policia i shkon në ndihmë turistit gjerman

Policia i ka ardhur në ndihmë një shtetasi gjerman. Ky i fundit rreth pasdites, në Malin e Dajtit, duke eksploruar natyrën, ka humbur rrugën,...

Tentativa për grabitje në fshatin Prush/ Autorët përleshën me efektivin

Tre personat e armatosur të cilët tentuan të vidhin me armë banesën e Gani Himës në fshatin Prush të Tiranës, patën përplasje me policinë,...

Lajme të tjera

Web TV