Komandantja karikaturë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kimete Berisha

1. Presidentja Osmani i tha një gazete italiane se:

‘Nëse Serbia e pushton Kosovën – do të përballet me popullin, që me çdo kusht do ta mbrojë lirinë!

– Në popullin e paske ymydin, a?

Ti a s’je përgatitur për luftë, anipse e ‘para’ e ke parashikuar luftën?

– Domethënë, Serbia s’do të përballet me ‘ushtrinë e Kosovës’, as me asnjë ushtri tjetër, por do të çohen populli  të luftojnë për liri!

– Me çka do të luftojnë populli?!

S’e kuptoj pse flet në mënyrë eksesive, nuk rresht së foluri!

– Pleqnare s’je, intelektuale s’je, një ese, një kolumne a një analizë nuk e ke të botuar…pse llomotit kurrë pa pushuar, dhe gjithnjë me frymë n’fyt!

A s’bën ta përmbash tmerrin, panikun dhe frikën që po ta zbulon fjala?

– Pasi që i tregoi Serbisë se ushtria e Kosovës është ‘populli i saj’,

Osmani ia lexoi edhe mendimet e errëta presidentit serb.

Tha se ‘Vuçiq po mendon që me armë ruse ta aneksojë Kosovën’.

– A po mendon apo e ka planifikuar ta aneksojë Kosovën?

Vërja e theksit ‘me armë ruse do ta aneksojë Kosovën’ e bën këtë gojëmadhe edhe më karikaturë, sepse edhe UÇK ka blerë armë serbe që i ka përdorë në luftë mbrojtëse kundër serbëve.

Çka ka lidhje të kahit i ka ‘arma dajtë’.

Armë shqiptare s’ka.

– Ajo po kujton se nëse thotë që ka faj Putini, kjo i ndihmon çështjes!

Krejt është ashtu siç po thotë: faj ka Serbia, faj ka Putini…

Edhe? Çka domethënë kjo?

Çfarë rëndësie ka kush e nisi luftën, pasi që lufta të fillojë?

– Ti tregona kujt po i bie zari të luftojë nga ana jonë!

Kush e mbron Kosovën?

– KFOR-i është reaguesi i tretë, po thua ti!

Pra, derisa të jetë një polic shqiptar në këmbë, nuk do të ketë KFOR në luftë.

Lexo edhe :  Gjeografia e votave, nëse votohet sot

– Kjo është naive, tmerrësisht naive.

Është komandante e ushtrisë që nuk ekziston, por flet si komandante e NATO-s.

– Pasi që Amerika i kërkoi Serbisë që t’i tërheq trupat ushtarake në kufirin me Kosovën, dhe pasi që e dëgjoi lajmin se disa ushtarë serbë filluan të tërhiqen nga kufiri, presidentja i dha ‘urdhër’ Vuçiqit që menjëherë të tërhiqet nga kufiri!

– Po e shfrytëzon gjendjen e luftës të bëhet interesant!

Si mund të forcohesh me pallavra, politikisht, kur je e vetmuar, presidente e popullit më të varfër në Evropë, e varur nga krejt bota, me ‘armë të huaja’ e me ushtri të huaja!

– Çka nëse Vuçiqi nuk e zbaton ‘urdhërin’ e presidentes Osmani dhe nuk tërhiqet nga kufiri?

Dhe, kur të nis lufta, çka nëse KFOR-i vetëm do të ‘shikonin’ se a po luftojnë  ‘fer’ serbët e shqiptarët!

– Çka do të bëje ti?

Do ta çoje popullin në luftë?

Cilin popull?

Ku është populli?

– Paramendoje sikur mos të ishte KFOR-i në Kosovë?

– Paramendoje ekzistencën dhe të ardhmën e një vendi pa ushtri të veten!

– Shih ti kush na udhëheq, gruaja që luan me zjarrin ‘e arnikut’!

2. Edhe deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë e ka shprehur frikën e tij që i kish depërtuar deri në asht.

Kamberi mendon se Vuçiqi mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Preshevë. Po a?

Ani pse s’po mobilizohesh ti?

Shqiptarët kudo që jetojnë presin nga të tjetët t’ua sigurojnë lirinë?

Po e pret Hillin të vijë të të ruaj tek sokaku!

P.S.

Të gjithë e dinë se lufta ka mbaruar.

Të gjithë e dinë se më të mirët janë vrarë.

Të gjithë e dinë se të varfërt mbetën të varfër

e të pasurit – u pasuruan.

Të gjithë e dinë se ti më doje fort…

(L.Cohen)

Të fundit

Arabia Saudite nënshkruan blerjen e 105 avionëve Airbus nga Franca

Kompania Saudia Group do të blejë 105 avionë pasagjerësh Airbus, teksa ngrinte lart marrëveshjen si më të madhen e...

Mbyllet dega e një banke serbe në veri të Kosovës, shpërndau pagesat e Beogradit

Autoritetet në Kosovë njoftuan të hënën (20 maj) se kanë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, institucion...

Për të patur flokë të bukur e të shëndetshëm, këto janë 9 ushqimet që duhet të konsumoni

1.Vezët Vezët janë të parat në listë për flokë të shëndetshëm sepse ato përmbajnë shumë proteina dhe biotinë, por edhe shumë lëndë të tjera ushqyese...

“Politikanët që kanë bashkëpunuar me grupet kriminale janë të tmerruar nga SPAK!”

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdaraj i ftuar në një emision televiziv, foli për goditjen e shtatë grupeve kriminale nga SPAK. Ai tha se politikanët që kanë bashkëpunuar...

SPAK godet krimin/ Karamuço: Grupet mund të kundërpërgjigjen dhe të cenojnë sigurinë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në Real Story, tha se pas aksionit të SPAK është rritur shqetësimi se grupet kriminale mund të...

Lajme të tjera

Web TV