Me grua dhe dashnore, babai i Laert Haxhiut: Vajzat e reja duan djem me emër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu ka folur ditën e sotme në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi djalin e tij, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Artan (Marjus) Tafani.

Ai ka folur edhe për marrëdhëniet e të birit me Klea Gjatën, e reja e cila u arrestua nën akuzë si bashkëpunëtore në disa krime në vendin tonë dhe më konkretisht, në vrasjen e Alban Semakut.

Qamil Haxhiu në emisionin “Breaking” ka hedhur poshtë akuzat se djali i tij është i përfshirë në vrasjen e Selmakut, pasi sipas tij, Laerti nuk ka qenë në Shqipëri kur ka ndodhur ngjarja.

Sai përket Gjatës, ai tha se lajmet që kanë dalë për të rrezikojnë t’i shkatërrojnë familjen Laertit, pasi ai është i martuar dhe ka një vajzë.

“Alban Selmakun nuk e njoh unë, si mund ta njohë djali im. Kur e kanë vrarë nuk ka qenë djali im këtu. Pse i ngatërroni gjërat. Sa i përket vajzës, Laerti im është i martuar. S’ka lidhje fare me të.

Ka një vajzë 5-6 vjeç. Doni të shkatërroni një familje, edhe këtë doni të bëni. Kjo vajza mund të ketë dëshirë, si çdo vajzë që të ketë një të dashur me emër, pompoz dhe të zgjuar, por Laerti është i martuar dhe me tre fëmijë. Kështu po shkatërroni një familje”, tha ai./E.T

Të fundit

Horoskopi ditor, 10 Dhjetor 2023

DASHI Gjatë kësaj dite do bëni mirë të reflektoni më gjatë dhe të braktisni disa zakone të këqija. Keni për...

NBA/ Los Angelos Lakers mposhtin Indiana Pacers dhe janë fitues të In-Season Tournament

LeBron James dhe Anthony Davis kombinuan për 65 pikë, teksa Los Angeles Lakers fituan turneun inaugurues të NBA In-Season, me rezultat 123-109 ndaj Indiana...

VIDEO/ Inter mposht lehtësisht Udinesen në “Giuseppe Meazza” dhe rikthehet në kryesim

Interi rikthehet sërish në krye të Serie A. Skuadra e Simone Inzaghit zhvilloi një ndeshje perfekte në “San Siro” duke mposhtur 4-0 Udinesen. Fundi i...

Dhërmi/ 56-vjeçari kapet në flagrancë duke shkarkuar inerte pa autorizim

Një 56-vjeçar është nën hetim në gjendje të lirë, pasi u kap duke shkarkuar inerte në afërsi të një aksi rrugor, pa autorizim nga...

Humbi rrugën në Malin e Dajtit, policia i shkon në ndihmë turistit gjerman

Policia i ka ardhur në ndihmë një shtetasi gjerman. Ky i fundit rreth pasdites, në Malin e Dajtit, duke eksploruar natyrën, ka humbur rrugën,...

Lajme të tjera

Web TV