Rrugorja me “dorë të hekurt”/ Në një javë mbi 12 mijë gjoba për shoferët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore e Tiranës ka marrë masat duke shtuar kontrolle në akse rrugore për të evidentuar dhe ndëshkuar të gjithë drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit dhe vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

Kontrollet janë fokusuar kryesisht tek ata drejtues automjetesh që parkojnë në mënyrë të gabuar duke u bërë shkak për krijimin e trafikut të rënduar, ata që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe ata që parakalojnë në mënyrë të gabuar, duke u bërë burim aksidenti.

Për shkeljet e lartpërmendura, gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me masë administrative 12 607 drejtues automjetesh.

Në fund, Policia Rrugore e Tiranës u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe për të gjithë qytetarët, që të denoncojnë shkeljet./ S.M

Të fundit

Gjykata e Lartë rrëzon Kryemadhin, lë në fuqi sekuestrimin e banesës te Kodra e Diellit

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi sekuestron për vilën e deputetes Monika Kryemadhi në rezidencën “Kodra...

3 të arrestuar për aksidentin me 4 viktima në Vorë – Fushë Krujë, policia jep detajet

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, për aksidentin e ndodhur në Fushë Prezë, bëjmë me dije se në vijim të...

“Ndryshim rrënjësor për pensionistet”/ Sali Berisha premton ndryshim të skemës

Sali Berisha është shprehur se projekti i Shqipërisë Madhështore do të nisë nga pensionistët. Ai u shpreh se nën drejtimin e qeverisë Rama, të...

LAJM I FUNDIT/ Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Ajola Xoxës

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot ankimin e Ajola Xoxës dhe të vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, të cilët kundërshtojnë kontrollet e ushtruara...

I dehur në timon, deputeti përplasi makinën në bulevard, SPAK dërgon dosjen për gjykim

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim dosjen ndaj deputetit të PD-së, Qani Xhafa, i cili u përfshi...

Lajme të tjera

Web TV