Pjesëtar të ekipit të seksionev ligjzbatuese në ambasadën e SHBA në Tiranë, së bashku me të Ndarkuarin me Punë, David Wisner, janë takuar me drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku për të diskutuar partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e zbatimit të ligjit.
Zoti Wisner ka falënderuar Policinë e Shtetit për përpjekjet e saj në luftën, kundër krimit të organizuar, trafikut të paligjshëm të narkotikëve dhe për një Shqipëri më të sigurtë.
Në takim u pohua gjithashtu edhe bashkëpunimi i fortë midis forcave të rendit të SHBA, Ambasadës së SHBA dhe Policisë së Shtetit.
“Pjesëtarë të ekipit të seksioneve ligjzbatuese në ambasadë, së bashku me të Ngarkuarin me Punë, David Wisner, u takuan me drejtorin e Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku për të diskutuar partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e zbatimit të ligjit. Zoti Wisner falënderoi Policinë e Shtetit për përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të paligjshëm të narkotikëve dhe për një Shqipëri më të sigurt. Ata pohuan gjithashtu bashkëpunimin e fortë midis forcave të rendit të SHBA, Ambasadës së SHBA dhe Policisë së Shtetit.”-thuhet në njoftimin e ambasasa e SHBA./e.t