Euro sërish drejt “greminës”, prek nivelin më të ulët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leku po vazhdon të fitojë terren në kursin e këmbimit me Euron edhe në ditët e para të muajit tetor.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 105.99 lekë, në rënie me 0.64 lekë që nga fundi i javës së kaluar. Monedha europiane ka rënë përsëri poshtë nivelit të 106 lekëve për herë të parë që prej datës 21 gusht.

Euro pati shënuar një mbiçmim të shpejtë pas mesit të muajit gusht, deri në vlerën e 110.58 lekëve. Por, as ky mbiçmim nuk zgjati shumë dhe qysh prej fundit të gushtit në përgjithësi tendenca e kursit të këmbimit Euro-Lek ka qenë në rënie. Ashtu siç ndodhi edhe vitin e kaluar, Leku po arrin edhe në vjeshtë nivele të ngjashme me ato të regjistruara gjatë sezonit veror.

Sipas ekspertëve, kjo mund të shpjegohet me faktin se oferta e Euros dhe Lekut në treg gjatë dy viteve të fundit po lëviz në drejtime të ndryshme.

Oferta valutore paraqitet në rritje të ndjeshme dhe kontribuuesi kryesor vlerësohet të jetë turizmi. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, për 6-mujorin 2023 deficiti kishte vlerën e 323 milionë eurove, në rënie me 27.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe duke shënuar njëkohësisht nivelin më të ulët historik. Të ardhurat neto nga turizmi për 6-mujorin e parë të vitit arritën vlerën rekord të 577 milionë eurove, në rritje vjetore me 71%.

Vlerësohet se prurjet valutore kanë qenë të larta edhe gjatë tremujorit të tretë, që shënojnë edhe pikun e sezonit veror. Statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se depozitat bankare në Euro në fund të muajit gusht arritën rekordin historik prej 7.1 miliardë eurosh. Në harkun e një viti, depozitat në monedhën europiane janë rritur me më shumë se 1 miliardë euro ose 16.5%. Vetëm për tremujorin qershor-gusht, depozitat bankare janë rritur me më shumë se 500 milionë euro, duke dëshmuar në mënyrë të tërthortë një ndikim të fortë të turizmit në prurjet valutore në ekonomi.

Lexo edhe :  Ndikuan ushqimet dhe pijet/ Inflacioni rritet për shkak të kërkesës së shtuar nga festat

Në krahun tjetër, oferta e monedhës vendase duket të jetë mjaft e shtrënguar, siç dëshmohet nga rritja e dobët e depozitave në Lekë dhe e agregatit monetar M2 në tërësi. Banka e Shqipërisë vlerëson se një ndikim të rëndësishëm në rënien e ofertës së Lekut po luan politika fiskale e Qeverisë.

Në fund të 8-mujorit, suficiti buxhetor arriti vlerën rekord të pothuajse 48 miliardë lekëve, në rritje me 230% krahasuar me një vit më parë. Sasia e madhe e likuiditetit të tërhequr nga Qeveria ka ulur ndjeshëm ofertën e monedhës vendase dhe ka shtuar presionet mbiçmuese për kursin e Lekut./ Marrë nga Monitor

Të fundit

Pritjes i vjen fundi/ Nisin përgatitjet për “BBV3”, ja pamjet brenda shtëpisë (Foto)

Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa...

“Më duhen 8 mijë euro”/ Gazetari publikon mesazhet, si Naim Murseli kërkonte para borxh

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se babai i Naim Murselit ka ndryshuar qartë qëndrim në lidhje me vrasjen...

Një iranian thyen rekordin, vendos 88 lugë të balancuara në trupin e tij

Një burrë iranian theu rekordin e tij botëror Guinness duke balancuar 88 lugë në vende të ndryshme në trupin e tij. Abolfazl Saber Mokhtari,...

VIDEO/ Ngjarje e jashtëzakonshme, presidenti i klubit turk grushton arbitrin kryesor

E pazakontë, e turpshme dhe për të ardhur keq: Presidenti i skuadrës turke, Ankaragucu, bën veprimin e papërgjegjshëm dhe të dënueshëm në fushën e...

Nis studimi i terapisë së kombinuar të kancerit “mRNA”

Kompanitë farmaceutike kanë filluar ditën e sotme fazën e fundit të provave për trajtimin e kombinuar të kancerit “mRNA”, i cili konsiston në përdorimin...

Lajme të tjera

Web TV