Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro është paraqitur në SPAK.
Nuk dihen ende arsyet përse ai ndodhet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion.
Ai mban postin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, pasi rivali i tij, i cili fitoi edhe zgjedhjet, Fredi Beleri ndodhet në qeli prej 12 majit.
Beleri përballet me akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje.