test

Michel: Situata mes Kosovës e Serbisë është problem për rajonin dhe Evropën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se platforma e Komunitetit Politik Evropian duhet të ketë rol të rëndësishëm në uljen e konflikteve për të ndihmuar në zgjidhjen e tyre, veçanërisht midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, konfliktet si ai mes Kosovës e Serbisë janë problem për rajonin dhe më gjerë.

Michel në Grenada ku po mbahet samiti i Komunitetit Politik Evropian theksoi se konfliktet nuk janë problem vetëm për ata që janë drejtpërdrejt të përfshirë në to, por sipas tij ato janë një sfidë për rajonin dhe më gjerë.

Në këtë samit, ka marr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila deklaroi se nuk ka arsye për ta takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç para se të vendosen sanksione, pas agresionit të Serbisë në veri të Kosovës.

Pak para nisjes së një mbledhjeje në Granadë të Spanjës, në kuadër të Komunitetit Politik Evropian, Osmani theksoi se mbështetja e një agresori, për të cilin ka prova të qarta nga 24 shtatori, nuk do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin./I.S

 

Të fundit

Gara e Splitit në Kroaci/ Piloti shqiptar renditet në vendin e dytë

Piloti Gentjan Shaqiri arriti të marrë vendin e dytë me makinën e tij “Formula 3”, në Split të Kroacisë. Në...

“Minimumi jetik 200 euro, pensionet 100 euro”/ Dilaveri: Hendeku i thelluar

Eksperti i ekonomisë, Flobens Dilaveri, ka komentuar lidhur me pensionet dhe situatën në të cilën ndodhet shteti. Sipas Dilaverit, minimumi jetik është 200 euro, ndërsa...

Temperaturat e larta shkaktojnë viktimën e parë në Shqipëri

Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat. Bëhet me dije se i moshuari është Abaz Metaj dhe nga verifikimet...

Ankesa për votim të paligjshëm në zgjedhjet amerikane

Ish Presidenti Donald Trump, i cili pritet të jetë kandidat i Partisë Republikane në garën për Shtëpinë e Bardhë, thotë se njerëzit po votojnë...

Biden lehtëson rrugën për shtetësi rreth 500.000 çifteve në amerikë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka prezantuar të martën një prej përpjekjeve më të mëdha për t’ua lehtësuar rrugën drejt shtetësisë qindra mijëra migrantëve në...

Lajme të tjera

Web TV