“Tetori rozë” në SIGAL UNIQA / Kompania lider e sigurimeve, mundësi që s’duhen humbur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, sëmundjes më të përhapur tumorale tek gratë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se 710 paciente me kancer të gjirit u diagnostikuan në vitin 2022 në të githë vendin duke shënuar një rritje prej rreth 9% krahasuar me vitin 2015.

Sipas mjekëve onkologë, moshat më të rrezikuara janë ato mbi 50 vjeç, por përjashtim nga prekja e kësaj sëmundje bëjnë as meshkujt.

Në mbarë vendin vlerësohet të jenë më shumë se 5,000 gra që jetojnë me këtë semundje.

 Kësaj fushate, si çdo vit, i është bashkuar edhe kompania më e madhe e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria.

CEO i saj, z. Avni Ponari foli mbi mundësitë novatore dhe unike që kompania ai drejton ofron në trajtimin e sëmundjeve të tilla, kaq të rrezikshme dhe të kushtueshme, pa cënuar financat e asnjë familjeje.

Raportet e fundit të publikuara nga kompanitë e mëdha të sigurimeve, tregojnë që kanceri po bëhet çdo ditë e më i rrezikshëm dhe po shfaqet në një numër të konsiderueshëm njerëzish.

Po të marrim vendet e komunitetit europian, disa prej tyre kanë shkuar deri në një nga dy veta me shfaqje të sëmundjes së kancerit, në vendet e tjera të Europës ka edhe një në tre, një në katër. Pra flasim për shifra që duhen konsideruar.

Mbi këtë bazë kemi tre vite që ofrojmë te klientët tanë dhe te ata që duan të sigurojnë këtë lloj mbrojtje, Sigurimin Anti-Tumor dhe Jetë Plus”.

Ndërkohë, Milena Mejremaj, Drejtore e Departamentit të Shëndetit në SIGAL UNIQA,  na foli mbi detajet e dy paketave të sigurimit, “Jetë Plus” dhe “Anti-Tumor”, unike për Shqipërinë dhe jo vetëm.

Paketa e sigurimit “Jetë Plus” mbulon 5 sëmundje të rënda: tumorin malinj, ndërhyrjet kirurgjikale në zemër, ndërhyrjet kirurgjikale në kokë, ndërhyrjet në shtyllën kurrizore dhe transplantin nga një dhurues i gjallë.

Kjo paketë Sigurimi mbulon shpenzimet mjekësore, për këdo që ka nevojë, në të gjithë botën. Ndërsa ofron gjithashtu edhe mundësinë e “Opinionit të dytë Mjekësor”.

Për shkak të territorit të madh që mbulon, ka një mbulim tejet të zgjeruar i cili arrin deri në 1 milion Euro”, tha Merjemaj.

Lexo edhe :  Kumbaro: Në 4 muajt e parë të 2024, 40 përqind më shumë turistë

“Propozimi tjetër është “Sigurimi anti-Tumor”. Nëse i siguruari diagnostikohet me tumor malinj apo beninj në kokë, i ofron të siguruarit dëmshpërblim në masën e siguruar të cilën e ka zgjedhur vetë. Dhe varion nga 5 mijë deri në 500 mijë euro”, vijoi ajo. Privilegji i të pasurit Policën “Anti-Tumor” dhe dëmshpërblimi i menjëhershëm monetar, i siguron të siguruarit të organizojë dhe të bëjë me paratë që i ofrohen trajtimin që ai e mendon më të përshtatshëm ose të mbështesë familjen e tij në një moment kaq delikat”.

Sipas saj, polica “Anti Tumor” ka një çmim në varësi të moshës dhe gjinisë të të siguruarit.

Znj.Merjemaj foli edhe për shërbimin e “Opinionit të Dytë Mjekësor”, diçka që në Shqipëri e ofron vetëm SIGAL UNIQA Group Austria.

Opinioni i dytë mjekësor i shërben çdo pacienti, i cili para një ndërhyrjeje kirurgjikale duhet të ketë të konfirmuar planin e trajtimit dhe diagnozën që ka. SIGAL UNIQA i mundëson të siguruarit që këtë opinion ta marrë në qendra më të specializuara të botës.

Opinioni i Dytë Mjekësor e garanton të siguruarin që trajtimi që po merr është i duhuri, ai me të cilin shërimi është më i mundshëm”.

OFERTA E SIGAL UNIQA PËR MUAJIN TETOR

Sot, mamografia është ekzaminimi më i rëndësishëm në kuadrin e kontrollit parandalues, pasi zbulon entitete patologjike që nuk zbulohen me teste të tjera imazherike.

Ndaj këtë muaj sensibilizimi, SIGAL UNIQA vjen me një ofertë që vlen për të gjithë tetorin: klientët aktualë dhe klientët e rinj të paketave “Jetë Plus” dhe “Sigurimi anti-Tumor”, bashkë me benefitet e shumta që ofrojnë këto dy siguracione, përfitojnë edhe kryerjen e një mamografie FALAS në dy prej klinikave më të mira në Tiranë.

https://www.youtube.com/watch?v=ob652N1O89Q

 Dhurojini nënës, motrës, bashkëshortes apo vajzës suaj diçka për të cilën do t’ju falenderojnë gjithë jetën.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al

E-mail: info@uniqa.al

Whatsapp: 068 60 62 829

 

Të fundit

Forbes: Shqipëria, destinacion trend!

Shqipëria ka hyrë në listën e destinacioneve të preferuara ndërkombëtare për spanjollët këtë verë, shkruan Forbes España. Sipas të dhënave nga...

Dyshime se rrjedhin nga trafiku i drogës, Prokuroria e Fierit sekuestron 6 pasuri

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 6 pasuri, prona të shtetasit S.T, i dyshuar për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas një njoftimi zyrtar nga...

“Cikli i Berishës dhe Bashës, i mbyllur!”/ Shehi: Aksioni i opozitës i gabuar

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi foli për situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek aksioni i opozitës. Shehi u shpreh në një intervistë...

VIDEO/ Rama vijon ironinë me Bardhin: Ore kush je…?!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video me pjesë nga debati i zhvilluar një ditë më parë në Kuvend ku është...

Çfarë pritet të ndodhë nga OSHEE me mbi 1 mijë abonentë

OSHEE bëri të ditur të hënën se 1628 abonentë kanë përfituar nga skemat për shlyerjen e detyrimeve të papaguara. Skemat e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e...

Lajme të tjera

Web TV