“Gjiro Open Air”/ Rama: Vitin e ardhshëm Kampionati Europian të ajrit në Gjirokastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Gjiro Open Air”, kampionati i përvitshëm i paragliding startoi të premten në aerodromin e Gjirokastrës, ndërsa krahas nxitjes së sporteve të ajrit synon edhe tërheqjen e turistëve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamjet e spektaklit të “Gjiro Open Air”, tanimë i kthyer në shtëpinë e këtij eventi të madh sportiv mbarëkombëtar.

Rama bëri të ditur se vitin e ardhshëm do të organizohet Kampionati Europian i paragliding.

Pilotë nga vende të ndryshme e çmojnë eksperiencën si unike për shkak të mjedisit ideal të kodrave dhe luginës së Drinos mbi të cilën fluturohet.

Aktiviteti organizohet nga Federata e Aeronautikës dhe në garë marrin pjesë rreth 45 parashutistë nga vende të ndryshme të botës që realizojnë fluturime në kategori të ndryshme të sporteve të ajrit parashutë dhe paramotor/   S.M

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV