Ambasadorja shqiptare në Izrael: Po ndihmojmë çdo shqiptar që të largohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe ka dalë me një njoftim për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë atje pas sulmit nga Hamasi me qindra të vrarë, që nisi mëngjesin e së shtunës.

Ajo thotë nga aeroporti i Tel Aviv se është në kontakt me shqiptarët që duan të largohen nga Izraeli.

“Unë jam Meri Kumbe, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe aktualisht ndodhen në aeroportin e Tel Aviv. Prej 48 orësh, kam qenë në kontakt me Ministrin e Evropës dhe Punët e Jashtme z. Hasani dhe përmes Ministrisë dhe stafit të ambasadës jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi.

Me porosi të Ministrit ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael por në emër të qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë.”, shprehet ajo./   S.M

Të fundit

Francë/ Lëshohet urdhër-arrest kundër Assad për bashkëpunim në krime lufte

Dy gjyqtarë francezë lëshuan të hënën një urdhër arresti për presidentin e rrëzuar sirian Bashar al-Assad për bashkëpunim në...

Bullizmi politik me 21 janarin!

Nga Ylli Pata 21 Janari është realisht kufiri ndarës i opinionit politik dhe mediatik, që ka ardhur deri më sot në sjellje të aktorëve politik...

Çfarë i ndodhi? ” O nëna ime”, Egli shpërthen në lot: Kam parë vdekjen me sy, e di unë…

Egli ka shpërthyer në lot pas debatit të ashpër që pati me Gertën, e cila i tha se banorët janë treguar të sjellshëm me...

Më shumë hua priten këtë vit, por për çfarë e duan kredinë shqiptarët

Për konsum e blerje banesash, shqiptarët rritën kërkesat për huamarrje nga bankat në vend. Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë për 3 mujorin e 4...

14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK

Nga Skënder Minxhozi Këto dy data e përjashtojnë njëra-tjetrën. E para na kujton ditën kur shteti vrau, zhduku provat dhe përzuri hetuesit e prokurorët nga...

Lajme të tjera

Web TV