test

Numri i lartë i aksidenteve/ Brataj: Përdoruesit e skuterave nuk i respektojnë rregullat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i personave të plagosur dhe që kanë humbur jetën për shkak të aksidenteve rrugore ka ardhur duke u rritur nga muaji në muaj.

Referuar shifrave më të fundit të INSTAT, në muajin gusht janë shënuar 180 raste të plagosur nga aksidentet, ku 11 persona kanë humbur jetën. Shifrat tregojnë për 15 të aksidentuar më shumë se muaji paraardhës.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj thekson se numri i aksidenteve është rritur jo vetëm për shkak të mos respektimit të kodit rrugor nga drejtuesit e automjeteve po edhe nga përdoruesit e skuterave elektrikë, të cilët kalojnë në rrugë pa respektuar semaforët apo rregulla të tjera të qarkullimit.

“Duhet të sensibilizohemi të gjithë pasi bëhet fjalë për mijëra përsa i përket numrit të aksidenteve nëse i referohemi periudhës janar-gusht, përfshirë këtu edhe aksidentet e shkaktuar nga përdorimi i skuterave elektrikë, të cilët i respektojnë më pak nga të gjithë rregullat e qarkullimit. I sheh kudo, kundër sensit”, tha Brataj.

Përdoruesit e monopateve apo skuterave elektrike nuk ndëshkohen me gjobë edhe kur ata shkelin rregullat  e qarkullimit.

“Monopatet janë njëlloj si motori apo biçikleta. Shikon akoma biçikleta në rrugë kur ekziston korsia e biçikletave apo monopate që futen në mes të makinave në rrugë duke u bërë burim aksidentesh”, shtoi Brataj.

Kodi Rrugor e ka të përcaktuar ndëshkimin me gjobë edhe për këmbësorët, që nuk respektojnë semaforin apo vizat e bardha por në këtë rast kodin nuk e respekton as policia./   S.M

Të fundit

Bozdo: Protesta e 11 korrikut një paralajmërim, kërkojmë qeveri teknike

Enno Bozdo, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha në “Open” në News24 se protesta e 11 korrikut do të...

Depresioni tek gratë, nga simptomat te trajtimi

Trishtimi dhe mërzia janë reagime normale të kohëve të vështira që gjithkush kalon në jetë. Mërzitja është një reagim që kalon shpesh, por ajo...

Ukrainasi rrëfen tmerrin nga kampet ruse: Më shkulën dhëmbët për qejf

Një ukrainas që u kap rob nga rusët ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar në kampin ku qëndroi për muaj me rradhë derisa u...

Pritjes i erdhi fundi, ja kur do të publikohet filmi i animuar “Shrek 5”

Sipas Eddie Murphy, filmi “Shrek 5” do të shfaqet vitin e ardhshëm. Kanë kaluar 23 vjet që kur u shfaq premiera e filmit të parë...

EURO2024/ Ja pse është zbehur lavdia e Italisë

Lavdia e futbollit të Italisë është zbehur! Që nga fitimi i Kupës së Botës në vitin 2006, kombi dikur krenar i futbollit ka përjetuar...

Lajme të tjera

Web TV