Aeroporti i Hamburgut pezulloi përkohësisht të gjitha fluturimet të hënën duke cituar një “kërkesë nga policia federale”. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, një zëdhënës i aeroportit tha se aeroporti mori një kërcënim se do të sulmohej një avion që vinte nga Teherani.
Në avion, i cili u ul në aeroportin gjerman rreth orës 12:20 është izoluar, ndërsa 198 pasagjerët dhe 16 anëtarët e ekuipazhit janë dërguar në një vend të sigurt.
Policia federale është në gatishmëri të situatës pasi situata konsiderohet shumë serioze./I.S