Ish-reperi i njohur, Fero, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të raportit të tij me ish-bashkëshorten Arbenita Ismajli, me të cilën kërkon një rikthim por mbrapsht nuk ka marrë asnjë përgjigje pozitive.
Dhe jo vetëm, që kur iu përkushtua fesë, Fero ka bërë disa ndryshime në paraqitjen e tij. Në fillim e pamë me mjekër, e tani duket se për hir të besimit të tij ka ‘ruajtur’ dhe kokën.
Vetë reperi na ka shpjeguar se pse duhet të vepronte kështu përmes një postimi në “Instastory”.
Kujtomë se modelja e njohur dhe ish-reperi kanë qenë së fundmi kryefjalë e mediave, pas largimit të këtij të fundit nga muzika dhe përkushtimit në fenë Islame.
Pak kohë më parë Fero konfirmoi ndarjen nga Arbenita, me të cilën kanë një vajzë, Ninën, duke u shprehur se nuk ka interes të dijë se çfarë bën ajo me jetën e saj.
Edhe pse në proces divorci, ata duket se janë një postim larg njeri-tjetri, ku i gjejmë shpesh të ‘thumbojnë’ njëri tjetrin. / S,M