Pse historitë e ndaluara të dashurisë janë kaq tërheqëse e të romantizuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga ‘hit’-et më të klikuara së fundmi është kënga “Dashni Ilegale” e reperit Matolale, një këngë e cila ka pushtuar rrjetet sociale, ku të rinjtë ‘adhurojnë’ historinë që trajtohet në tekst: vajza që dashurohet me djalin kriminel me synim kryesor paranë e që mundohet të ruajë balancën mes dashurisë e pasurisë.

Teksa nuk është hera parë që trajtohen tematika të tilla në këngë, në filma e kudo në media – qoftë në Shqipëri apo ato ndërkombëtare – duket se egziston një tendencë e të romantizuarit të dashurisë ndaj të gabuarës, një tendencë që vazhdon të tërheqë të rinjtë.

Por, pse është kaq e himnëzuar dashuria me ‘djalin e keq’, çfarë e bënë kaq intimiduese një histori të ndaluar dashurie?

Në aspektin psikologjik, një nga sugjerimet është se nëpërmjet një personazhi ‘bad boy’, ne mund të shohim pjesët më të errëta të vetvetes; ne pasqyrojmë e kuptojmë më mirë veten tek antagonisti.

Njerëzit janë në thelb egoistë, por të detyruar të sillen më mirë për shkak të ligjeve dhe normave të shoqërisë. Kjo teori sugjeron që ‘djemtë e këqij’ të na tregojnë versionin e vetes që dëshirojmë të jemi dhe ne tërhiqemi shumë nga kjo ide.

Ndërkohë, gratë i duan këta personazhe, sepse ato reflektojnë sjelljet tradicionalisht mashkullore: stoik, I pashëm, i rrëgjuar emocionalisht, me forcë dhe stabil. E kryesisht, në median artistike, historia kthehet më tërheqëse kur ky stereotip kaq ‘tundues’ i mashkullit do të zbutet e do të shkrihet pranë femrës që ai dashuron, një vajzë e veçantë që i fiton zemrën dhe e kthen atë në arketipin e të dashurit të mirë! Vajzat entuziasmohen pafund nga ideja se një mashkull do të ndryshojë në mënyrë që të meritojë dashurinë e saj.

Lexo edhe :  "Ambasadore e Paqes", moderatorja Bieta Sulo nderohet me titullin e veçantë

Një aspekt tjetër është edhe fakti se grate ndihen të mbrojtura nga djali ‘i keq’. Ato shpesh bien në dashuri me djem të ashpër, me shpërfilljen e tyre për normat sociale dhe gatishmërinë për të përshkallëzuar shpejt zhgënjimin në armiqësi, kërcënime dhe agresion. Ato dëshirojnë të kenë dikë në jetën e tyre që është mjaft i fortë për t’u përballur me botën./E.Ç

Të fundit

Ekskluzive/Përplasje fizike midis gazetarit të Klan newz dhe operatorit të A2CNN “Video”

Mbrëmjen e sotme në spitalin e traumës ku gjenden të plagosurit e shperthimit në Lushnje janë konfliktuar fizikisht një gazetar...

Rusia nuk dëshiron që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses

Studim të publikuar nga Instituti i Kosovës për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) theksohet se Rusia nuk e sheh të izoluar procesin e...

Elon Musk padit kompaninë OpenAI për tradhti të interesave të publikut

Elon Musk paditi kompaninë OpenAI dhe themeluesin e saj, drejtorin ekzekutiv Sam Altman, për atë që e quan tradhtim të qëllimit për t’i shërbyer...

Jepet pa kolateral/ Nisin aplikimet për kredinë studentore

Jepet pa kolateral, studentët e shlyejnë pas studimeve Studentët në Shqipëri për herë të parë këtë vit kanë mundësi të marrin kredi dhe ta shlyejnë...

Nga Kina tek vendet e rajonit, vrasja e 112 palestinezëve në Gaza nxit reagime të ashpra

Vdekja e të paktën 112 palestinezëve që po kërkonin ndihma humanitare në qytetin e Gazës nxiti reagime të shumta ndërkombëtare, një ditë pasi dëshmitarët...

Lajme të tjera

Web TV