Vdekja e 3-vjeçarit/ Urdhri i Stomatologëve kërkon proceset e ndjekura nga dentisti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë, ka kërkuar nga stomatologu që ka kryer mjekimin dentar ndaj 3-vjeçarit, i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale, të gjitha të dhënat e mjekimit të aplikuara ndaj tij.

Njoftim zyrtar

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë kërkon publikisht e zyrtarisht nga stomatologu që ka kryer mjekimin dentar, të gjitha të dhënat e mjekimit, perfshirë protokollin e mjekimit që është aplikuar për vogëlushin e ndjerë Brian Spahiu, grafitë para e pas mjekimit etj, sipas kërkesave të Komisionit Disiplinor që është ngritur posaçërisht për këtë çështje. Stomatologu kurues të sigurojë urgjentisht kontaktet me sekretarinë e Rajonit të USSH Tiranë.

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë nuk ka ende dijeni për emrin e stomatologut që ka kryer ndërhyrjen dentare të vogëlushit dhe është e pashpjegushme dhe penalizuese kjo mungesë e emrit të stomatologut kurues, mosprezenca në media edhe mosparqitja  në zyrat e Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë./e.t

Të fundit

Artiola Toska feston sot ditëlindjen e saj, nuk do ta besoni sa vjeç mbush këngëtarja

Këngëtarja e këngës popullore e qytetare të Shqipërisë së Mesme si dhe e shumë hiteve Artiola Toska feston sot...

Buxheti shtesë 2024, qeveria kursen nga skema e pensioneve 75 mln euro

Qeveria miratoi gjatë javës ndryshimet e para në buxhet duke shtuar planin e të ardhurave të përgjithshme me 10,6 miliardë lekë, të cilat do...

A e dini se në cilën moshë njerëzit janë më të pakënaqur?

Një studim i ri ka treguar se në cilën periudhë të jetës njerëzit janë më të palumturit. Hulumtimi nga David Blanchflower, profesor i ekonomisë...

Si ta dini nëse një djalë ju pëlqen apo thjesht po luan me ju?

Djemtë mund të jenë vërtetë të vështirë për t’u lexuar. Por ajo që mund ta bëjë më të lehtë është kërkimi i disa shenjave...

Trump fiton Karolinën e Jugut/ Mposht lehtësisht Nikki Haley

Donald Trump është një hap më afër nominimit presidencial republikan pas një fitoreje masive ndaj Nikki Haley në Karolinën e Jugut, raporton BBC. Ish-presidenti fitoi ndaj...

Lajme të tjera

Web TV