Franca ka ndaluar të gjitha demostratat pro-palestineze. Ky qëndrim vjen pasi qeveritë europiane janë të shqetësuar për rritjen e antisemitizmit të shkaktuar nga lufta Izrael-Hamas.
Franca ka një komunitet hebre me pothuajse 500,000 banorë, më i madhi në Europë. Komuniteti mysliman i Francës është gjithashtu ndër më të mëdhenjtë në Europë.
Policia franceze tashmë është vënë në gatishmëri, për të shmangur incidentet e mundshme.
Në një deklaratë të dhënë më herët kancelari gjerman Olaf Scholz gjithashtu deklaroi se do të ketë zero tolerancë për antisemitizmin./I.S