Një tursite gjermane humbi tragjikisht jetën teksa ishte duke ngjitur malin, në afërsi të “Shpellës së Harapit”, Shkodër.
Sipas policisë, 31-vjeçarja së bashku me 4 gjermanë të tjerë, kanë rrëshqitur dhe kanë rënë në greminë.
Mësohet se dy turistë ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët kanë shpëtuar mrekullisht.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se dy të lënduarit janë ende në vendngjarje, dhe presin për ndihmë nga autoritetet, për t’i transportuar drejt spitalit, si dhe për të marrë trupin e pajetë të të resë./E.T