Rregullat e arta për një fizik të fortë pas moshës 40-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mënyra më efikase për të pasur një metabolizëm të shpejtë pas të dyzetave është të keni një masë solide muskulore. Kjo nevojitet edhe për të mirëmbajtur peshën trupore. Arritja e këtij qëllimi shpesh bëhet e vështirë. Kjo ndodh për shkak të mungesës së informacionit mbi aktivitetin  fizik dhe nevojës për proteina. Një studim i publikuar në British Journal Of Sports Medicine, sqaron lidhjen mes  proteinës, muskujve dhe aktivitetit fizik. Në këtë studim morën pjesë 1,863 gra dhe burra të moshave dhe peshave të ndryshme.

Rezultatet e studimit konfirmuan se njerëzit që konsumojnë më shumë proteinë, kanë një qëndresë dhe forcë 10 përqind më të madhe. Masa muskulore e njerëzve që konsumojnë më shumë proteinë është 25 përqind më e madhe se ata që nuk konsumojnë proteinë. Studiuesit konfirmojnë se njeriu duhet të konsumojë 1.6 gramë proteinë për çdo kilogram të peshës trupore. Pra, nëse një njeri peshon 60 kg, ai duhet të konsumojë 96 gramë proteinë në ditë.

Përmbledhje studimesh të ngjashme të publikuara në New York Times  sugjerojnë se njerëzit e moshës së mesme dhe ata që kryejnë aktivitet intensiv fizik duhet të rrisin dozat e proteinës. Shkencëtarët nuk janë në favor të konsumit të sasive të tepruara të proteinës. Sipas tyre, nëse njeriu konsumon më shumë se 1.6 gramë proteinë për çdo kilogramë të trupit, nuk do të ketë më shumë muskuj.

Proteinë me bazë bimore apo shtazore?
Përzgjedhja e burimit të duhur të proteinës është thelbësore për të shtuar masën muskulore. Ekspertët thonë se si proteinat me bazë bimore ashtu edhe ato me bazë shtazore janë të mira. Ato janë efikase për formimin e një mase ideale muskulore pa yndyra.

Lexo edhe :  Gjërat që shfaqen shpesh në ëndrrat e tua, mund të mos jenë thjesht rastësi

Në fakt konsumi i proteinës në çdo kohë të ditës ofron të njëjtat përfitime si në rastin e konsumit të tyre pas një aktiviteti fizik.

Ushqimet e pasura me proteinë
Produktet e detit, mishi i shpendëve, produktet e bulmetit, vezët dhe fasulet janë ndër ushqimet më të pasura me proteinë./   S.M

Të fundit

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. ne perditesim…

Dash Sula tallet me demokratët: Vijoni vajtimin në seli!

Ish-deputeti i PD-së, dashnor Sula, i ka bërë thirrje deputetëve që t’i rikthehen punës në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit. Me anë të një...

Familjarët gjejnë shqiptarin të varur pranë shtëpisë në Greqi, dyshimet e para…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë. Mësohet se shqiptari është gjetur i varur pranë shtëpisë...

Exit Poll-et për zgjedhjet në Rumani: Nicusor Dan drejt presidencës

Në një garë zgjedhore me pjesëmarrje rekord, kandidati i pavarur centrist dhe kryetari aktual i Bashkisë së Bukureshtit, Nicusor Dan, pritet të zgjidhet presidenti...

Balla: Mirënjohje mbi 120 mijë emigrantëve që mbështetën PS

Taulant Balla ka reaguar me një mesazh falënderimi pas përfundimit të numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të 11...

Lajme të tjera

Web TV