Euro duket se ka vendosur një nivel të ri përballë monedhës shqiptare.Gjatë kësaj jave euro është këmbyer rreth nivelit të 105 lekëve.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë ky rezulton niveli më i ulët i regjistruar që prej gushtit. Në fund të këtij muaji euro pësoi një forcim të menjëhershëm duke u këmbyer me mbi 110 lekë.
Por, kjo situatë nuk zgjati shumë dhe tashmë Leku po arrin në vjeshtë nivele të ngjashme me ato të regjistruara gjatë sezonit veror.
Sipas agjenteve të kursit të këmbimit ndikim mendohet se ka dhënë zgjatja e sezonit turistik por edhe shtimi i remitancave nga emigrantët për familjet në Shqipëri.
Një euro e dobët vlerësohet pozitive nga Banka e Shqipërisë pasi ndikon direkt në uljen e nivelit të inflacionit .
Këshilli Mbikqyrës i bankës së Shqipërisë thekson se përtej efekteve në epksporte forcimi i lekut ka efekte pozitive në ekonominë shqiptare.
Banka e Shqipërisë ka përsëritur se nuk do të shtojë ndërhyrjen për blerjen e valutës në treg për të stabilizuar kursin e këmbimit.Deri në fundit të vitit Banka Qendrore parashikon të tërheq nga tregu 300 milion euro në total./ S.M