Si të shpëtoni nga xhelozia njëherë e mirë? 4 truke të thjeshta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur xhelozia sjell debate dhe probleme në marrëdhënien në çift, ju duhet të ndaloni së qeni xheloz/e! E dimë që nuk është kaq e thjeshtë, por ka disa taktika fare të thjeshta që mund të të ndihmojnë për ta kapërcyer këtë fazë.

Ndoshta, mund të mësoni të kontrolloni veten? Xhelozia dëmton jo vetëm partnerin, por edhe juve! Ju vuani të dy dhe pas kësaj nisin dyshimet, kontrollet, pasiguritë dhe kështu nuk do të jeni në gjendje të shijoni raportin në çift, momentet e bukura bashkë e plot situata të tjera.

Por, si të shpëtoni nga xhelozia e tepruar dhe të shijoni në maksimumin marrëdhënien në çift? Ja katër hapa të thjeshtë:

#1 Mos bëni krahasime me historitë e kaluara

Ndodh që xhelozia të shkaktohet për shkak të përvojave të kaluara në të cilat jeni tradhtuar ose keni tradhtuar. Por, kujdes! E kaluara nuk duhet të përcaktojë të ardhmen, ndaj mos e krahasoni lidhjen e momentit apo veten me historitë e kaluara.

#2 Jepini hapësirë partnerit/es

Mungesa e besimit nxit xhelozinë. Nëse e keni bindje se duhet të jeni prioriteti i vëmendjes dhe mendimeve të partnerit/es e keni gabim! Ju nuk doni një kukull në krahun tuaj, por një njeri që ka edhe një jetë të vetën, ka punë, shoqëri e miq të tjerë që i mbushin përditshmërinë.

#3 Duhet të keni vetëvlerësim

Xhelozia vjen nga pasiguria. Nëse nuk jeni të sigurt për vlerat personale, çdo gjë që bëni për të treguar dashurinë nuk do të jetë kurrë e mjaftueshme. Ai/ajo të zgjodhi ty, jo dyshimet e tua! Ndaj, kini më shumë besim dhe vetëvlerësim.

#4 Pranoni që ai/ajo nuk është perfekt

Lexo edhe :  Gruaja parashikon fitoren në lotari, fiton 200 mijë euro

Partneri/ja është një qenie njerëzore dhe për këtë arsye është i/e papërsosur. Mos prisni që ai/ajo të bëjë ose të thotë gjithmonë gjënë e duhur. Njerëzit xhelozë shpesh priren t’i ekzagjerojnë ngjarjet, nga frika ose nga paragjykimet./E.Ç

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV