Bota Izraeli paralajmëron Hezbollahun të qëndrojë jashtë luftës në Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke folur pasi zoti Netanyahu vizitoi trupat në periferi të Gazës, në prag të një ndërhyrje ushtarake nga toka, zoti Hanegbi tha se përplasjet e kufizuara përgjatë kufirit libanez tregojnë se Hezbollahu po qëndronte “nën pragun e përshkallëzimit”.

IZRAEL- Këshilltari i sigurisë kombëtare i kryeministrit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se armiqësitë me Hezbollahun libanez, ndërsa vazhdon lufta në Gaza, dukeshin të përmbajtura. Ai e paralajmëroi grupin që të mos ndërmarrë veprime që mund të çojnë në “shkatërrimin e Libanit”.

Në një dalje televizive, zoti Tzachi Hanegbi tha se Izraeli po i përqendronte luftimet në enklavën palestineze, nga e cila persona të armatosur të Hamasit kryen një masakër të paprecedentë në qytetet jugore të Izraelit një javë më parë. Ai tha se Izraeli po përpiqet që të mos tërhiqet në një luftë me dy fronte.

Duke folur pasi zoti Netanyahu vizitoi trupat në periferi të Gazës, në prag të një ndërhyrje ushtarake nga toka, zoti Hanegbi tha se përplasjet e kufizuara përgjatë kufirit libanez tregojnë se Hezbollahu po qëndronte “nën pragun e përshkallëzimit”.

“Shpresojmë që Hezbollahu të mos sjellë shkatërrimin, de fakto, të Libanit, sepse nëse do të ketë një luftë atje, rezultati nuk do të jetë më i vogël”, tha ai, duke aluduar kërcënimet izraelite për të nisur sulme të rënda ndaj vendit në një përpjekje për të frenuar lëshimet e arsenalit të gjerë të raketave të Hezbollahut.

Disa ditë para mizorive të Hamasit që vranë rreth 1300 izraelitë, zoti Hanegbi kishte thënë në një intervistë për median se grupi islamik palestinez ishte i frenuar për të ndërmarrë sulme ndaj Izraelit.

“Ky ishte një gabim”, tha ai, duke shtuar se vlerësimi i gabuar u nda në të gjithë komunitetin e zbulimit izraelit. “Nuk ka dyshim se shteti i Izraelit nuk e përmbushi misionin e tij”.

Lexo edhe :  Sulmet e Iranit ndaj Izraelit, reagon kryeministri Rama

Ai i hodhi poshtë si “lajme të rreme” raportet e mediave se Egjipti e kishte paralajmëruar Izraelin për një zhvillim të mundshëm të rrezikshëm, ndërsa konfirmoi një raport tjetër se, përpara sulmit, shefi i agjencisë së sigurisë së Izraelit, e njohur si Shin Bet, kishte marrë informacione zbulimi të pazakonta.

Ronen Bar zhvilloi një takim në orën 4 të mëngjesit lidhur me informacionet e pazakonta të zbulimit ditën që ndodhi sulmi i Hamasit, por nuk u konsiderua si një paralajmërim konkret për atë që pasoi 2.5 orë më vonë, tha zoti Hanegbi./I.S

Të fundit

Rasti “Meta”, Vojo dhe urgjenca e Ligjit për Partitë Politike

Nga Ben Andoni Ish-presidenti i vendit Ilir Meta, kryetar dhe së shpejti mëtuesi kryesor për president i PL-së, një partie...

PS tre mandate në pushtet, i dërguari i SHBA: Me kënaqësi presim zgjedhjet e ardhshme

I ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë, David Wisner gjatë një interviste për ”Zërin e Amerikës”, tha se qëndrimi për Sali Berishën nuk...

Pija “magjike” që ka bërë bujë! Gratë dëshmojnë se duken më të reja pas konsumit të saj

Një pije u bë virale së fundmi dhe një numër i madh grash pohuan se kishin vënë re që pas konsumimit të këtij lëngu...

“Përse u shenjëstrua Dumani?”/ Ja si përgjigjet analisti i njohur

Në një intervistë në një emision televiziv, analisti Arben Meçe, analizoi deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë, dhe akuzat e tij të forta...

Rikthehet “makthi” i tërmetit në Turqi, pamje nga momenti i lëkundjeve sizmike

Tërmeti i magnitudës 5.6 Rihter që goditi Turqinë pasditen e kësaj të enjteje shkaktoi panik te banorët. Lëkundjet e tërmetit u regjistraun në rajonin e...

Lajme të tjera

Web TV