Luftë ndërtimeve pa leje/ Balla: Policia po rrit vigjilencën, asnjë tolerim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një reagim në rrjetet sociale ka theksuar se Policia e Shtetit është duke rritur vigjilencën karshi ndërtimeve pa leje. Sipas tij, nuk do të ketë asnjë tolerim në këtë drejtim.

Reagimi i ministrit Balla, vjen pas lajmit të arrestimit të katër ish-punonjësve të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IVMT) dhe 2 punonjësve të IKMT (përgjegjës për territorin e bashkisë Sarandë).

Këta shtetas dyshohet se me mosveprimet e tyre, lejuan disa ndërtime të paligjshme në zonën e Ksamilit, Sarandë.

“Përgëzoj Policinë e Sarandës dhe të Shkodrës për hetimin e fenomenit të ndërtimeve pa leje dhe vendosjen para drejtësisë të inspektorëve të IMT dhe IKMT për bashkëfajësi me shkelësit e ligjit. Ndërtimet pa leje janë sekuestruar dhe hapësirat e zëna prej tyre do të lirohen menjëherë”, thekson Balla.

Sipas Ballës, nuk ka më tolerancë për askënd dhe askund ku shkelet ligji.

“Policia e Shtetit po rrit vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe çdo shfaqje tjetër abuzive apo krimi mjedisor. Kush nuk ka vënë mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka më tolerancë për askënd dhe askund.

Ne do të rrisim bashkëpunimin me agjencitë e tjera ligjzbatuese për identifikimin, penalizimin, shembjen apo konfiskimin për interes publik të të gjitha sipërfaqeve në pallate, qendra biznesi, hotele të ndërtuara në shkelje të ligjit”, nënvizon Balla.

Këtë të martë Policia ka goditur raste të ndërtimeve pa leje në Shkodër e Sarandë./  S.M

Të fundit

Gjykata e Kosovës zbulon vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç

Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiçin për vrasjen e ish-politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviçit, ndërsa katër...

Gjenerali Prenga, apel presidentit Begaj: Mblidh Këshillin e Sigurisë!

Gjenerali Dedë Prenga i bëri thirrje presidentit të Republikës, Bajram Begaj që të mbledhë sa më shpejt Këshillin e Sigurisë në lidhje me konfliktin...

“Izraeli nuk zhduket, sepse ka butonin e kuq”

Për politologun Endri Tafani e gjithë situata e krijuar në Lindjen e Mesme është e krijuar nga Irani, i cili nuk harron asnjëherë të...

“Propaganda e Iranit ka përçarë myslimanët në Shqipëri”

Endri Tafani bëri deklaratën e fortë në “Off the Record” me Andrea Dangllin se propaganda e Iranit ka ndarë në dy pjesë dhe Komunitetin...

Moto & Rock Festival ndez atmosferën në qytetin e Korçës

Qindra motoristë dhe adhurues të muzikës rock në një spektakël unik. Aktiviteti mblodhi qindra motoristë nga Shqipëria dhe rajoni, si edhe shumë vizitorë e...

Lajme të tjera

Web TV