Gazetari Mentor Kikia i ftuar në një emision televiziv tha se me rikthimin e procesit të Berlinit konfirmohet se integrimi do të jetë në bllok dhe do të shtyhet edhe më shumë.
Kikia: Dua të besoj se kjo ishte një lloj hakmarrjeje ndaj skepticizmit evropian, sidomos atij Francës edhe për integrimin e disa vendeve. Rikthimi i Procesit të Berlinit, përpos se humbën 2 vite, kur i rikthye projekti i Open Ballkan që nuk u përkrah nga të gjithë.
Ajo ishte një përpjeke për t’iu kundërvënë apatisë së BE-së në raport me vendet e rajonit. Me rikthimin e procesit të Berlinit konfirmohet se integrimi do të jetë në bllok dhe do të shtyhet edhe më shumë./ S.M