Kombëtarja shqiptare do të luajë sot miqësoren ndaj Bullgarisë, me sfidën që do të nisë në orën 18:00.
Ndryshe nga Republika Çeke, ku shitja e biletave ishte me ritëm të frikshëm dhe për tri orë u mbaruan të gjitha, për duelin ndaj ballkanasve ka një interes disi më të ulët.
Deri më tani janë shitur afërsisht 12.500 bileta, por kujtojmë edhe faktin që ky është një takim miqësor, dhe jo një ndeshje në kuadër të kualifikueseve. Ndërkohë pritet që deri në orën e ndeshjes numri të shkojë deri në 14 mijë.
Sa u përket çmimeve, ato nisin nga 10 mijë lekë të vjetra që janë sektorët mbrapa portave, për të kaluar te tribuna karshi që gjen bileta me 20 dhe 30 mijë lekë të vjetra dhe deri ato në tribunën kryesore që shkojnë 130 dhe 220 mijë lekë të vjetra./ S.M